– born 1984 in Tirana. Is an artist and independent curator. She mainly works with the medium of photography, video and installation. She graduated in 2008 from the Academy of Fine Arts in Florence, Italy. She was co-founder of Miza Gallery, an artist-run space in Tirana and was the Head of the Conservation and Management of the Archive at the Marubi National Museum Of Photography in Albania. She currently lives and works in Pristina where she is part of Foundation 17, a collective that fosters cultural activism.
I am an Albanian artist and curator from Tirana, currently living in Pristina. Living in Kosovo I have become more aware of the problems of the recent war and the significance of its commemoration. In this regard, in the past years, I have been researching continuously, which has led me to develop archive-based exhibitions and artistic interventions. I have been collaborating with transitional justice organizations like the Humanitarian Law Center Kosovo and civil rights projects such as Re-contextualizing Contested Heritage and Changing The Story with the University of Pristina and the University of Leeds. As an artist and curator, I am mainly interested in archival materials and the way they can be interpreted by using images and installations as a means to tell stories and create a dialogue with collective memory.
In my practice as an artist and cultural worker, my attention is directed toward issues related to everyday life and the struggles against injustice of all kinds. I feel like my practice mostly contributes to discourses brought forth by the independent and engaged art scene. For me, dealing with art means engaging with issues of existence itself, and obviously, with notions of identity. In my opinion art is very visceral and I don’t consider it a profession but rather a way of understanding life. No work of art matters in itself unless it is telling the truth (of any kind) and is related to a process of self-discovery. By self I do not mean my own persona but a more holistic and existential notion of the universal nature of human beings.
The reason many of the projects and works I do relate to the past, the archives or the memorialization of the legacy of the war, is exactly because they bear the potential to contribute to a better understanding of human nature. The mediums I work with are photography, video and installation. Research has become the most important part of all my work, whether it’s an artistic or curatorial project.
One of the main socio-political issues that concerns me is the relationship between contemporary societies and nature; the alarming environmental problems, the fact that we behave like voyeurs, as if nature was something foreign that is outside of us and not something that we are made of. Therefore the misunderstanding of our coexistence on earth is a matter that returns both in my life and in my work. One of the projects that address the nature of this complex coexistence is the series The Demiurge (2012)1234.
My interest in political developments, social injustices and above all the precarious relationship between memory and historical events have influenced many of my projects. In projects like Do I remember myself (2018)5 I aimed at establishing a dialogue (even if utopian) with the collective past of my country, while in State Siege (2020)6 the starting point was current developments such as the pandemic, the subsequent curfew in Albania, the unjust demolition of the National Theater, representing the demolition of the collective memory. At other times this utopian dialogue extends towards the most deep and intimate personal past, like in the work I have many eyes, beautiful eyes (2013)78910. The title of this work is a reference to Offenbach’s fantastic opera Les Contes d’Hoffman, from which the work also takes inspiration. The photographs come from my family archive; from where only the eyes of women are extracted and moved from the original context to be conceived as a very intimate exhibition en plein air.
I don’t think women artists should dedicate their practice to specific topics but we often encounter issues of feminism, equal rights, as a critique of capitalism in their practices. As long as engagements with gender-related issues come as a result of an inner search and calling from the artist (not just women-artists) their works have the potential to be authentic and meaningful.
I think that Feminism is not only a relevant approach within aristic practice; it is a way of being, a way of living, and a worldview. In the Balkans it is more easy to say one is dealing with feminist issues in their practice but not that simple to conduct life with feminist principels. Basic conditions like equal rights, although claimed as achievements by governments of the region, in everyday life the reality is that there are still privileges that must be fought for. In many cases, unfortunately, they result in tragedies to which we all are witnesses.
As a woman and especially a mother in the field of art I am often faced with outdated clichés. Being a woman and mother in the arts means to belong to the suburbs, the periphery of the art world, the edges of the market, to stand at the outskirts of representation and opportunities. I have nothing against the suburbs of every kind, I even think real change can begin from there, by activating and making visible the mental perceptions they represent. Because each periphery is first and foremost, conceptually and physically, a state of mind.
Statement written by the artist in collaboration with Adela Demetja (2022).
1Image: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Series of 15 analog print on photographic paper, Courtesy of the artist. 2Image: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Series of 15 analog print on photographic paper, Courtesy of the artist. 3Image: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Series of 15 analog print on photographic paper, Courtesy of the artist. 4Image: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Series of 15 analog print on photographic paper, Courtesy of the artist. 5Image: Blerta Hoçia, Do I Remember Myself, 2018, Series of 31 Photographic print on plexyglass various dimensions, Print on wallpaper 2m x 3m, Courtesy of the artist. 6Image: Blerta Hoçia, Stage Seite, 2020, Zin, Courtesy of the artist. 7Image: Blerta Hoçia, I Have Many Eyes, Beautiful Eyes, 2013, Series of 12 analog prints on photographic paper, Courtesy of the artist. 8Image: Blerta Hoçia, I Have Many Eyes, Beautiful Eyes, 2013, Series of 12 analog prints on photographic paper, Courtesy of the artist. 9Image: Blerta Hoçia, I Have Many Eyes, Beautiful Eyes, 2013,Series of 12 analog prints on photographic paper, Courtesy of the artist. 10Image: Blerta Hoçia, I Have Many Eyes, Beautiful Eyes, 2013, Series of 12 analog prints on photographic paper, Courtesy of the artist.
– e lindur më 1984 në Tiranë. Është artiste dhe kuratore e pavarur. Ajo kryesisht punon me mediumin e fotografisë, video dhe instalacionit. Ajo u diplomua në vitin 2008 në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, Itali. Ajo ishte bashkëthemeluese e Galerisë Miza, një hapësirë e drejtuar nga artistët në Tiranë dhe ishte Drejtuese e Konservimit dhe Menaxhimit të Arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shqipëri. Ajo aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë ku është pjesë e Fondacionit 17, një kolektiv që nxit aktivizmin kulturor.
Jam artiste dhe kuratore nga Tirana, aktualisht me banim në Prishtinë. Jetesa në Kosovë më ka bërë më të vetëdijshme për problemet e luftës së fundit dhe përkujtimin e saj. Në përvijim të kësaj, vitet e fundit kam bërë kërkime të vazhdueshme, gjë që më ka shtyrë të zhvilloj ekspozita dhe ndërhyrje artistike të bazuara në arkivë. Kam qenë në bashkëpunim me organizata të drejtësisë tranzicionale si Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe me projekte të të drejtave civile si Të Rikontekstualizosh Trashëgiminë e Kontestuar dhe Të Ndryshosh Narrativën me Universitetin e Prishtinës dhe Leeds University. Si artiste dhe kuratore më interesojnë kryesisht materialet arkivore dhe mënyra se si mund të interpretohen përmes imazheve dhe instalacioneve si mjete për tregimin e historive dhe ndërtimin e një dialogu me kujtesën kolektive.
Në praktikën time si artiste dhe punëtore e kulturës, vëmendja më përqendrohet te çështjet e ndërlidhura me jetën e përditshme dhe betejat kundër padrejtësive të të gjitha llojeve. Mendoj se puna ime më së shumti radhitet përkrah diskurseve të çelura nga skena e pavarur dhe e angazhuar artistike. Për bindjen time, të merresh me art nënkupton të angazhohesh me çështje të vetë ekzistencës dhe padyshim me konceptimet e identitetit. Për mua arti është shumë i ajthshëm; nuk e konsideroj si profesion, por si një mënyrë për të kuptuar jetën. Asnjë vepër arti nuk ka vlerë në vetvete, nëse nuk thotë të vërtetën (të çfarëdo lloji) dhe nuk lidhet me një proces të vetë-zbulimit. Me “vete” nuk nënkuptoj personin tim, por një përkufizim më të gjithanshëm dhe ekzistencial të natyrës universale të qenieve njerëzore.
Arsyeja se përse shumë nga projektet dhe veprat e mia lidhen me të kaluarën, arkivat apo memorializimin e trashëgimisë së luftës, vjen prej faktit se pikërisht ato e kanë potencialin kontribuues për ta kuptuar më mirë natyrën njerëzore. Mediumet me të cilat punoj janë fotografia, videoja dhe instalacioni. Hulumtimi më është bërë pjesa më e rëndësishme e të gjitha punimeve të mia, qofshin projekte artistike apo kuratoriale.
Ndër çështjet kryesore socio-politike që më shqetësojnë është marrëdhënia midis shoqërive bashkëkohore dhe natyrës; problemet alarmante të mjedisit, fakti që rrimë e bëjmë sehir, a thua se natyra është diçka e huaj jashtë nesh dhe jo diçka prej cilës jemi të përbërë. Prandaj, keqleximi i bashkëjetesës sonë tokësore është një çështje që më rikthehet si në jetën ashtu edhe në punën time. Seria The Demiurge (2012)1234 është një nga projektet që adreson pikërisht natyrën e kësaj bashkëjetese komplekse.
Shqetësimi për zhvillimet politike, padrejtësitë sociale dhe mbi të gjitha lidhja e brishtë mes kujtesës dhe ngjarjeve historike ka ndikuar në shumë nga projektet e mia. Në projekte si A e mbaj mend veten? (2018)5 kam synuar të ndërtoj një dialog (qoftë utopik) me të kaluarën kolektive të vendit tim, ndërsa te Gjendje Shtetrrethimi (2020)6 pikënisja kanë qenë zhvillimet aktuale si pandemia, shtetrrethimi në Shqipëri, dhe shembja e padrejtë e Teatrit Kombëtar (një shembje po ashtu e kujtesës kolektive). Në raste të tjera, ky dialog utopik shtrihet në të kaluarën më të thellë dhe intime personale, si në veprën Kam shumë sy, sy të bukur (2013)78910. Titulli i kësaj vepre i referohet dhe po ashtu frymëzohet nga opera fantastike e Offenbach, Les Contes d’Hoffman. Fotografitë janë marrë nga arkivi i familjes sime duke u hequr vetëm sytë e grave për t’i zhvendosur nga konteksti origjinal dhe për t’i konceptuar si një ekspozitë shumë intime en plein air.
Nuk jam e mendimit se gratë artiste duhet t’ia kushtojnë praktikën e tyre temave specifike; gjithsesi në punimet e tona hasen shpesh çështje të feminizmit, të të drejtave të barabarta dhe kritikës ndaj kapitalizmit. Për sa kohë që angazhimet me çështjet gjinore burojnë nga një kërkim dhe thirrje e brendshme e artistes (dhe jo vetëm artisteve gra), punimet e tyre e kanë potencialin të jenë autentike dhe kuptimplota.
Mendoj se feminizmi nuk është qasje e vlefshme vetëm përbrenda praktikës artistike; është një mënyrë e qenies, një mënyrë jetese dhe botëkuptimi. Në Ballkan është më e lehtë të thuash se dikush po merret me çështje feministe në praktikën e saj/tij, sesa të konstatosh se edhe po jetojnë sipas parimeve feministe. Kushtet themelore si të drejtat e barabarta, edhe pse pretendohen si arritje nga qeveritë e rajonit, në realitetin e përditshëm janë ende privilegje për të cilat duhet luftuar. Fatkeqësisht, në shumë raste këto beteja rezultojnë në tragjedi për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë.
Në sferën artistike, si grua dhe sidomos nënë jam përballur shpesh me klishe të vjetruara. Të qenit grua dhe nënë në art nënkupton t’i përkasësh periferisë, periferisë së botës artistike, skajeve të tregut; ta gjesh veten tek i rri tërthorazi përfaqësimit dhe mundësive. Nuk kam asgjë kundër periferive të çdo lloji, madje mendoj se ndryshimi i vërtetë mund të fillojë veçse nga aty, duke ua aktivizuar dhe shpërfaqur perceptimet mendore që përfaqësojnë. Ngaqë, para së gjithash, çdo periferi është konceptualisht dhe fizikisht një gjendje shpirtërore.
Tekst i shkruar nga artistja në bashkëpunim me Adela Demetja-n (2022).
1Imazh: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Seri e 15 printeve analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 2Imazh: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Seri e 15 printeve analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 3Imazh: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Seri e 15 printeve analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 4Imazh: Blerta Hoçia, The Demiurge, 2012, Seri e 15 printeve analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 5Imazh: Blerta Hoçia, A e mbaj mend veten?, 2018, Seri 31 fotografish në peçikllaz, dimensione të ndryshme, print në mur 2m x 3m, Kortezi e artistes. 6Imazh: Blerta Hoçia, Gjendje Shtetrrethimi, 2020, Zin, Kortezi e artistes. 7Imazh: Blerta Hoçia, Kam shumë sy, sy të bukur, 2013, Seri 12 printesh analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 8Imazh: Blerta Hoçia, Kam shumë sy, sy të bukur,2013, Seri 12 printesh analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 9Imazh: Blerta Hoçia, Kam shumë sy, sy të bukur,2013, Seri 12 printesh analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes. 10Imazh: Blerta Hoçia, Kam shumë sy, sy të bukur,2013, Seri 12 printesh analoge në letër fotografike, Kortezi e artistes.