Bora Baboçi

– born 1988 in Tirana where she currently lives and works. She works with the medium of drawing, video, performance, sound and installation. She holds a double major in Architectural Studies from the University of Toronto and a master’s degree in the same field from the Technical University of Catalunya. Since 2017 she has focused on her independent practice diffusing her work in architectural research with the visual and performing arts.

I think my generation is defined by ruptures, especially of mass migration and the chaos of change within socio-political systems, value systems, education and communication, leaving a void of unarticulated referent and models that should have served as foundation for our identity and practice or the questioning of it thereafter. The result has been a kind of confusion or delay; a tendency to go towards tabula rasa, externalizing identity referents outside local culture and the outside eye, or struggling to bring history to contemporary scrutiny within our own context. In these conditions, having also spent half of my life outside of Albania, the questions that arise in my practice are related to issues of belonging, reference points, questioning of origin narratives, emotional response and finding common grounds in changing circumstances. The domestic and the sacred have been very important realms. 

Having a background in architecture and spatial disciplines, I focused all the more on informal space craft, migratory constructive behaviors, nomadism, dwelling-in- travel, referents of the sacred within or outside the religious dogma and essential forms of spatial formation and bodily expression. I am progressively more interested in the instances when these expressions of matter, or traces, are at their most fragile form, yet the most essential in their motivation, deconstructing the questions of belonging into more abstract and subjective understanding. In this relation between the roots of spatial formation and emotional and intellectual embodiment, I focus on the loose relationship between behavior and trace. The expressions of the body can be understood as an extension of the conditions one finds in space. In the instance where there has been a displacement from a self-referential location, physical qualities can be a very strong catalyst for belonging, this has  given me a heightened interest in the body and its behavior and movement in space. 

Outside of the domestic and sacred realm, another interest has been looking at the land and resources as a first marker of space, the ecology that it defines and how that influences behavior and culture. I have also been very attracted to man-made environments, areas with immediate ruptures of conditions, such as salt flats, dams, or erosive areas like sand dunes and the disappearing coast. Here the reflections on how deeply environmental conditions influence cultural and spatial formation tackle an almost sacred dimension; the human drive of production and maintenance of space. This interest in environments has also brought about fantasy fictions and speculative ideas on political, bureaucratic and religious scenarios, like in the work Predictions (2020)1, presented at the EVA International Biennale in Limerick (2020) or in the drawings and speculative ecologies of the Rites of Spring Series (2020)2 inspired by the Salinas of Narta in southern Albania. 

Starting from the work Murmurim (2019)3 about the domestic space of the 90s and the constructive package that enabled its transformation and need for expression and new aesthetics after the communist regime, the domestic setting has become more significant  in my work. Especially with the onset of the pandemic, the setup of my working environment in my domestic space has also become a common practice just like in the case of Lazaret on the Shore (2020)4, a four day long live stream in the house I had recently relocated to in the city of Shkoder. These settings take the form of compositions of scenographies within the domestic realm, where the limits between the domestic and the performative get blurred and allow for overlaps that inspire my performances. These compositions or settings usually explore ideas or emotional impulses that are relevant to my life in the given moment. 

I see the issues of gendered identity as being present within cultural preconceptions related to lifestyle, perceptions and interpretation of my works and practice as well as the kind of working and exhibition opportunities that arise. These issues are not directly addressed in my work, but are certainly reflected in other details of my practice. When I have referred to my gendered identity within my works directly, it has been mostly in the projects related to the body, such as To waste one’s breath trying to be heard (2019)5 in collaboration with Arnisa Zeqo and Besa Berberi at the National Gallery of Albania , that is directly linked to my identity as a woman and how that has influenced my embodied expression through my voice, especially within certain social conditions. Some vocal pieces with choir-like qualities like the performance in the work Murmurim (2019)6 presented at Bazament Space in Albania (2019), or Hidroelektrana – the waters of Prizren7 presented at the Autostrada Biennale in Kosovo (2021) or other collaborative projects, have had a similar approach to the multiplicity of the voice in women, be that with other women or my own voice overlayed in different degrees of harmony and dissonance. In some aspects of the work I have also tried to question dogmatic conceptions of aesthetics like in the use of the color pink in the Salinas of Narta series of drawings Rites of Spring (2020)8, where in this environment the shades of pink are an indication of a struggling ecology trying to survive in saline and stagnant waters. 

In general terms I would consider my works as traces of an ongoing emotional, expressive or existential impulse. Most of the time they have elements that are picked up from previous works and serve as sources for further development or new and overlaid perceptions. While in regard to mediums they range from drawings to performative installations, almost always set up in the blurred space between performance and everyday life.

 

Statement written by the artist.

1Bora Baboçi, Predictions, 2020, Audiowork, 3’40’’, Commission for EVA International Ireland’s Biennal 2020, Photo Jed-Niezgoda, Courtesy of the artist
2Bora Baboçi, Rites of Spring, 2020, Montage, pencil on paper, 53cmx38cm, Courtesy of the artist
3Bora Baboçi, Murmurmurmurim, 2019, Installation of a drywall with six gypsum panels, 13 paintings of rosettas with white guache and gesso Performance 3’ (recurrent), Courtesy of the artist
4Bora Baboçi, Lazaret of the Shore, 2020, 4 days livestream, Commissioned by Il Lazzaretto, Winner of International Residencies, Courtesy of the artist
5Bora Baboçi, To waste one’s breath trying to be heard, 2019, Performance/Training, Two piece performance, In collaboration with Besa Berberi, Courtesy of the artist
6Bora Baboçi, Murmurmurmurim, 2019, Installation of a drywall with six gypsum panels, 13 paintings of rosettas with white guache and gesso Performance 3’ (recurrent), Courtesy of the artist
7Bora Baboçi, Hidroelektrana, 2021, Pencil and guache on cardboard, 105cmx78cm, Courtesy of the artist
8Bora Baboçi, Rites of Spring, 2020, Montage, pencil on paper, 53cmx38cm, Courtesy of the artist

– e lindur në vitin 1988 në Tiranë ku jeton dhe punon aktualisht. Punon me mediumin e vizatimit, videos, performancës, soundit dhe instalacionit. Ajo ka një diplomë të dyfishtë në Studime Arkitekturore nga Universiteti i Torontos dhe një diplomë master në të njëjtën fushë nga Universiteti Teknik i Katalunjës. Që nga viti 2017 ajo është fokusuar në praktikën e saj të pavarur duke shpërndarë punën e saj në kërkimin arkitektonik me artin pamor dhe atë skenik.

Mendoj se brezin tim e kanë përkufizuar çartjet, veçanërisht migrimi masiv dhe kaosi i ndryshimeve në sistemet socio-politike, sistemet vlerore, arsimore dhe kumtuese. Këto çartje na kanë lënë në një boshllëk referencash dhe modelesh të paartikuluara të cilat përndryshe do të na kishin shërbyer si themele të identitetit dhe praktikës tonë ose për pyetësimin e tyre të mëtejshëm. Rezultati ka qenë një lloj përshtjellimi apo vonese; një prirje kah tabula rasa, që i shqet referentët e identitetit prej vështrimit dhe kulturës lokale, ose që mëton shqyrtime bashkëkohore të historisë përbrenda kontekstit tonë. Nisur nga këto kushte dhe nga përvoja e të jetuarit gjysmën e jetës jashtë Shqipërisë, praktika ime ngre pyetje që ndërlidhen me çështjet e përkatësisë, pikave të referimit, pyetësimit të narrativave të origjinës, reagimeve emocionale dhe gjetjen e emëruesve të përbashkët nëpër rrethana në ndryshim e sipër. Shtëpiakja dhe e shenjta kanë qenë sfera shumë të rëndësishme për mua.

Me një përgatitje në arkitekturë dhe disiplina hapësinore, jam përqendruar posaçërisht te latimi informal i hapësirës, sjelljet konstruktive migratore, nomadizmi, banimi-i-shtegtimit, referentët e së shenjtës përbrenda ose përjashta dogmës fetare dhe format esenciale të formësimit hapësinor dhe shprehjes trupore. Gjithnjë e më shumë po më interesojnë instancat kur këto shprehje të materies, apo gjurmë, janë më të brishtat për nga forma dhe megjithatë më vendimtaret në motivimin e tyre, duke mundësuar kështu dekonstruktimin e çështjeve të përkatësisë; duke i kthyer ato në kuptime më abstrakte dhe subjektive. Përbrenda kësaj ndërlidhjeje mes rrënjëve të formësimit hapësinor dhe mishërimit emocional e intelektual, jam përqëndruar te marrëdhënia e zgjeshur midis sjelljes dhe gjurmës. Shprehjet trupore mund të kuptohen si shtrirje e mëtutjeshme e kushteve që hasim në hapësirë. Në rastin kur ka ndodhur një zhvendosje nga pozicioni vetë-referues, këto cilësi trupore mund të jenë një katalizator shumë i fortë përkatësie, gjë e cila ma ka rritur interesimin për trupin me sjelljet dhe lëvizjet e tij në hapësirë. 

Përtej sferës shtëpiake dhe të shenjtë, një tjetër interesim ka qenë qëmtimi i tokës dhe burimeve të saj si shënjuesit primar të hapësirës, qëmtimi i ekologjisë që ato kushtëzojnë dhe ndikimi i saj te sjellja dhe kultura. Po ashtu jam tërhequr së tepërmi nga mjediset e krijuara nga njeriu, zonat e shqitura beftazi prej kushteve të tyre, të tilla si kriporet, digat ose zonat erozive si dunat e rërës dhe bregdetet e gërryera nga deti. Këtu, reflektimet mbi thellësinë e ndikimit të kushteve mjedisore në format kulturore dhe hapësinore arrijnë të prekin një dimension thuajse të shenjtë; shtysën njerëzore për prodhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës.

Ky interesim për mjediset më ka nxitur për trille fantazie dhe ide spekulative për skenarë politikë, burokratikë dhe fetarë, siç reflektohet në veprën Parashikimet1, paraqitur në Bienalen Ndërkombëtare EVA në Limerick (2020), apo në vizatimet dhe ekologjitë spekulative në Seria e Riteve Pranverore (2020)2 frymëzuar nga Kriporja e Nartës në Shqipërinë e jugut.

Hapësira shtëpiake është bërë qendrore në punët e mia prej veprës Murmurim (2019)3, vepër kjo mbi hapësirën shtëpiake të viteve ’90 dhe materialet ndërtimore që mundësuan transformimin e saj bashkë me nevojën për t’u shprehur dhe po ashtu për një estetikë të re pas regjimit komunist. Sidomos me fillimin e pandemisë, edhe zhvendosja e ambientit të punës në shtëpi m’u bë praktikë e zakonshme, si në rastin e Lazareti në Breg (2020)4, një transmetim katërditor drejtpërdrejtë nga shtëpia në të cilën isha vendosur rishtazi në qytetin e Shkodrës. Këto ambiente marrin ravijëzime kompozimesh skenografish përbrenda sferës shtëpiake, ku kufijtë midis shtëpiakes dhe performatives mjegullohen dhe lejojnë pranëvendosje prej të cilave janë frymëzuar shfaqjet e mia. Këto kompozime ose ambiente zakonisht eksplorojnë ide ose impulse emocionale momentale domethënëse për jetën time.

Çështjet e identitetit gjinor janë shumë të pranishme përbrenda presupozimeve kulturore të ndërlidhura me stilin e jetës, perceptimet dhe interpretimet e veprave dhe praktikës sime, si dhe me llojin e mundësive që dalin për punime dhe ekspozime. Këto çështje nuk trajtohen drejtpërsëdrejti në punën time, por sigurisht që pasqyrohen në detaje të tjera të punimeve. Adresimi i drejtpërdrejt i identitetin tim gjinor më së shumti gjendet përbrenda projekteve që lidhen me trupin, si te Të harxhosh frymën duke u përpjekur të dëgjohesh (2019)5 në bashkëpunim me Arnisa Zeqon dhe Besa Berberin në Galerinë Kombëtare të Shqipërisë, e lidhur drejtpërdrejt me identitetin tim si grua dhe ndikimin e tij në shprehjen trupore përmes zërit tim, veçanërisht në kushte të caktuara sociale. Vokalicat e ngjashme me tipare kori te performanca Murmurim6, prezantuar te Hapësira Bazamenti në Shqipëri (2019), apo Hidroelektrana – ujërat e Prizrenit7, prezantuar në Bienalen Autostrada në Kosovë (2021) apo projekte të tjera bashkëpunuese, kanë pasur një qasje të ngjashme në shumëfishimin e zërit tek gratë, qoftë zërin e grave të tjera qoftë zërin tim, të mbivendosur në shkallë të ndryshme harmonie dhe disonance. Në disa aspekte të veprës jam përpjekur po ashtu të vë në pikëpyetje konceptet dogmatike të estetikës, si përdorimi i ngjyrës rozë në serinë e vizatimeve të Kripores së Nartës Ritet e Pranverës (2020)8, ku dritëhijet e rozës në këtë mjedis janë tregues të një ekologjie në stërmundim për të mbijetuar në ujërat e kripura dhe të ndenjura.

Në terma të përgjithshëm, do t’i konsideroja veprat e mia si gjurmë të një impulsi të vazhdueshëm emocional, ekspresiv ose ekzistencial. Në shumicën e rasteve përmbajnë elemente të rimarra nga veprat e mëparshme dhe që shërbejnë si burime për zhvillime të mëtejshëm ose për perceptime të reja dhe të mbivendosura. Ndërsa për sa i përket mediumeve, ato variojnë nga vizatimet tek instalacionet performative, pothuajse gjithnjë të ngritura në hapësirën e mjegullt midis performancës dhe jetës së përditshme.

Tekst i shkruar nga artistja.

1Bora Baboçi, Parashikimet, 2020, Punë me zanore, 3’40’’, Komision për EVA International Ireland’s Biennal 2020, Foto-Jed-Niezgoda, Kortezi e artistes.
2Bora Baboçi, Rite Pranverore, 2020, Montazh, laps në letër, 53cmx38cm, Kortezi e artistes
3Bora Baboçi, Murmurmurmurim, 2019, Instalacion me 6 panele gipsi në mur, 13 piktura të rozetave me guash dhe gesso të bardhë (përsëritur), Kortezi e artistes
4Bora Baboçi, Lazaret of the Shore, 2020, 4 ditë livestream, Komision nga by Il Lazzaretto, Kortezi e artistes
5Bora Baboçi, To waste one’s breath trying to be heard, 2019, Performancë/Trajnim, performancë me dy pjesë, në bashkëpunim me Besa Berberi, Kortezi e artistes
6Bora Baboçi, Murmurmurmurim, 2019, Instalacion me 6 panele gipsi në mur, 13 piktura të rozetave me guash dhe gesso të bardhë (përsëritur), Kortezi e artistes
7Bora Baboçi, Hidroelektrana, 2021, Laps dhe guash në karton, 105cmx78cm, Kortezi e artistes
8Bora Baboçi, Rite Pranverore, 2020, Montazh, laps në letër, 53cmx38cm, Kortezi e artistes