– born in 1997 in Malësia e Madhe, Albania, lives and works in London. She moved to the UK at 2 years old. Graduated with a Bachelor Degree in Fine Art (4D pathway) at Central Saint Martins in 2020. Took part in the Associate Studio Programme at Acme studios from 2020-22 and maintains a studio with Acme since. Nora also works at South London Gallery as part of the Communities and Learning Programme. Her practice takes the shape of installations, writing, sculpture, video, sound, drawings and performance.
My ongoing practice takes the form of water1, reflecting continuous transformation through a cyclical process of hydrating and dehydrating materials2. This process is inspired by my early aquatic journey to the UK as a baby, and my identity that remains at Sea. I intuitively engage with organic materials gathered and foraged during travel3. These materials— algae, seaweed, sand, denim, clay, metal, bike parts, glass, and bones—undergo a recurring ritual, embodying a process of constant change4.
Water, both ancient and ever-spiralling, reuses itself over and over again, becoming both a literal and metaphorical means for traversing concepts of movement and escape. The cyclical nature of water—constantly transforming—embodies the essence of my work5, where materials like clay take on different shapes and forms through sculpture, costume, installation, performance and even as a ceremonial drink.
Throughout my practice, the idea of escape has been a constant inspiration—escape through immigration, but also beyond certain social constructs. This impulse draws me beyond the boundaries of society—beyond bureaucracy and authority—toward the unknown realms of the ancient world. The process of escape in my practice is simultaneously, and paradoxically, a process of remembrance—a memory that unfolds into a more cyclical present, before time was linearised6.
The more I escape, the more I connect to a familiar unknown. For example, in my video Letra (2024)7, it was the first time I decided to let go of the material—the cyclically used clay—and document the moment of the clay on the performer’s skin being rehydrated in a pool with rainwater. The clay dissolved into the water and essentially escaped by falling down an unseen drain. A continuation of this drain, recorded in London, aligns with the drain outside the Art House in Shkodra, near my birthplace in Albania, where the exhibition was held.
The work arrived and found its way to Shkodra for the Ekrani i Artit festival in June 2024, featuring an upside-down representation of Shkodra Lake on the wall8. A few months after the exhibition9, the curators Elsamina Musiq and Xhulian Millaj rehydrated the water image from the wall into five individual canvas rolls. I believed it was important to release the depiction of water within the image, allowing it to flow beyond its initial form.
Since we were in Shkodra with an image of Shkodra Lake, I decided to unravel these images10 beside a drain during a torrential rainfall as part of the AHS residency outside Art House in September 2024. These works feel like a continuation of one another, emerging from the intentional use of water within my practice, combined with the chance encounter with waters from the sky.
I’m fascinated by the associations of water escaping every situation and encounter. To fall from the sky and fall from the eye. I often think about the ancient rains that created the seas, and rain as the first moment water was born as a liquid, the moment Earth was touched by water.
My practice explores the interconnectedness of geographies and bodies11, revealing the camouflaged relationships between these elements and the ongoing transformations within both personal and collective spaces.
During Tirana Art Weekend organised by Albanian Visual Arts Network, for the Echolocation (2024) video installation curated once again by Elsamina and Xhulian for Art House12, I chose to project two videos onto the ceiling. The visuals were recorded beneath the surface of the water, facing upward toward the sky and sunlight piercing through. With a slight delay between the videos and sound of the waves echoing each other, I wanted to present an illusion of two places at once where only time tells the difference. Water in nature is a reflection and the videos look up and out of water rather than looking down. What is seen is a star, dancing with a reflection of itself in time. Before water came to Earth, its origins trace back to the rippling stars. This work helped uncover another memory and a perspective I have longed to see, of being able to stare at the sun through the lens of water, while simultaneously remembering that the eyes are also made up of the same substance.
It’s incredibly inspiring to be a woman within Albania’s emerging art scene. As a member of the diasporic generation, I believe in transformative change through meaningful collaboration with local creatives, blending diverse perspectives to shape a vibrant and inclusive cultural future. As an artist, my role is to unpack and embody these cyclical journeys within my practice, encountering the spiral in motion. The philosophy of escape runs through me at all times, connecting my past and present, my migration from Albania, and my ongoing evasion of societal constructs, shaping both my personal journey and artistic practice.
Statement written by the artist in consultation with Adela Demetja (2025).
1Nora Bzheta, Mermaid's purse, 2024, Shark egg shell and paint, 11x7x4 cm
2Nora Bzheta, River / Lunar Vow, 2025, Steel pins on canvas with LED light, 90x125 cm, glass tank with bike chains, steel pins and cotton, 80x30x45 cm, Installations view , CAROUSEL group exhibition at Photobook cafe
3Nora Bzheta, Spinal Code, 2023, Found metal and steel pins, 25x28 cm, Installation view, Koppel Collective, Open Cells residency
4Nora Bzheta, Beating,2022, Rehydrated clay, bike parts, glass and metal, 120x95x85 cm, Installation view, Photographed by Lydia Porter
5Nora Bzheta, Edge of Heaven, 2022, Sand, glass and steel pins, 21x30x1 cm, Installation view, Elizabeth Fry House
6Nora Bzheta, Post Ceremony, 2024, Rehydrated clay, bike parts, glass, bones, metal tray and çentro, Installation View Netil House
7Nora Bzheta, Letra, 2024, 31'21"(video still)
8Nora Bzheta, Letra, 2024, Glass and rehydrated clay with steel pins, print on wall on canvas, Exhibition View, Art House during Ekrani i Artit, Photographed by Gys Vela
9Nora Bzheta, Letra, 2024, UV print on glass, 110x80 cm, Exhibition View, Art House during Ekrani i Artit, Photographed by Gys Vela
10Nora Bzheta, Përrua, 2024, Performative research, print on canvas and rainfall, Photographed by Laura Paja
11Nora Bzheta, Underneath it All, 2024, 0' 55", Installation view, Bogiaisso festival, Venice
12Nora Bzheta, Echolocation, 2024, 2 channel video projection, 9'54", on loop, Installation View at Tirana Art Weekend, Photographed by Jozefina Vokrri
-e lindur në vitin 1997 në Malësinë e Madhe, Shqipëri, jeton dhe punon në Londër. Ajo u transferua në Britaninë e Madhe në moshën 2-vjeçare. U diplomua me një diplomë Bachelor në Artet e Bukura (shtegu 4D) në Central Saint Martins në 2020. Mori pjesë në Associate Studio Programme në studiot Acme nga viti 2020-22 dhe ka një studio me Acme që nga ajo kohë. Nora gjithashtu punon në Galerinë e Londrës Jugore si pjesë e Programit të Komunitetit dhe Edukimit. Praktika e saj merr formën e instalacioneve, shkrimit, skulpturës, videos, zërit, vizatimeve dhe performancës.
Praktika ime e vazhdueshme lidhet me formën e ujit 1, duke pasqyruar transformimin e vazhdueshëm përmes një proçesi ciklik të lagjes dhe tharjes së materialeve 2. Ky proçes është frymëzuar nga udhëtimi im si foshnjë përmes ujit drejt Mbretërisë së Bashkuar, dhe nga identiteti im që gjendet në det. Angazhohem intuitivisht me materiale organike që rrëmoj dhe mbledh gjatë udhëtimeve3. Këto materiale—alga, bimë ujore, rëra, pëlhura, argjila, metal, pjesë biçikletash, xhama dhe kocka—i nënshtrohen një rituali të përsëritur, duke mishëruar një proces të pandërprerë ndryshimi4.
Uji, i lashtë dhe gjithmon në një levizje vorbulluese, ripërdoret në vazhdimësi, duke u shndërruar në një mjet gjuhësor dhe metaforik për të përshkuar konceptet e lëvizjes dhe arratisjes. Natyra ciklike e ujit – në shndërrim të vazhdueshëm – mishëron thelbin e punës sime5, ku materialet si balta marrin forma të ndryshme përmes skulpturës, kostumeve, instalacionit, performancës dhe madje edhe si një pije ceremoniale.
Gjatë gjithë praktikës sime, ideja e arratisjes ka qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi – arratisja përmes emigracionit, por edhe nga kufizimet e konstrukteve shoqërore. Ky impuls më shtyn përtej kufijve të shoqërisë – përtej burokracisë dhe autoritetit – drejt sferave të panjohura të botës së lashtë. Procesi i arratisjes në praktikën time është njëkohësisht, dhe në mënyrë paradoksale, një proçes kujtese – një kujtesë që shpaloset në një të tashme më ciklike, përpara se koha të linearizohej6.
Sa më shumë arratisem, aq më shumë lidhem me një të panjohur “të njohur”. Për shembull, në videon Letra (2024)7, ishte hera e parë që vendosa të heq dorë nga materiali – balta e përdorur në mënyrë ciklike – dhe të dokumentoj momentin kur balta qullet në lëkurën e interpretuesit në një pishinë me ujë shiu. Balta u tret në ujë dhe praktikisht kulloi duke rënë në hapësirën e padukshme të kanalit. Vazhdimësia e procesit kullues, që dokumentova në Londër, përputhet me kullimin jashtë Art House në Shkodër, pranë vendlindjes sime në Shqipëri, ku u mbajt ekspozita.
Vepra mbërriti dhe gjeti rrugën për në Shkodër tek festivali Ekrani i Artit në qershor 2024, ku u paraqit në një projektim të përmbysur të liqenit të Shkodrës në mur8. Disa muaj pas ekspozitës9, kuratorët Elsamina Musiq dhe Xhulian Millaj e lagën përsëri imazhin e ujit, duke e transferuar nga muri në pesë copa kanavace. Besoj se shpërbërja e përshfaqjes së ujit brenda imazhit, ishte më se i nevojshëm, duke e lejuar atë të rrjedhë përtej formës fillestare.
Meqenëse ishim në Shkodër dhe po përdorja një imazh të Liqenit të Shkodrës, vendosa t’i ekspozoja këto imazhe10 pranë një kanali jashtë Art House gjatë një shiu të rrëmbyeshëm, si pjesë e rezidencës së AHS në shtator 2024. Këto vepra janë një vazhdimësi e natyrshme e njëra-tjetrës, të ngjizura nga përdorimi i qëllimshëm i ujit në praktikën time, kombinuar me takimin e rastësishme me ujërat që vijnë nga qielli.
Jam e magjepsur nga aftësia e ujit për ti shpëtuar çdo lloj situate dhe përballjeje. Të biesh nga qielli dhe të biesh nga syri. Shpesh mendoj për shirat e lashtë që krijuan detet, dhe për shiun në momentin e parë kur uji krijoi të lëngshmen, për momentin kur Toka u prekur nga uji.
Praktika ime hulumton ndërlidhjen e gjeografive dhe trupave11, duke bërë te dukshme marrëdhëniet e fshehura ndërmjet këtyre elementeve dhe transformimet e vazhdueshme që ndodhin brenda hapësirave personale dhe kolektive.
Gjatë Tirana Art Weekend organizuar nga Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptare, për video instalacionin Echolocation (2024) të kuruar edhe një herë nga Elsamina dhe Xhulian për Art House12, zgjodha të projektoja dy video në tavan. Pamjet u regjistruan nën sipërfaqen e ujit, me objektivin drejt qiellit dhe rrezet e diellit që depërtonin. Me një vonesë të vogël midis videove dhe tingullit të valëve që i bënin jehonë njëra-tjetrës, doja të paraqes një iluzion të dy vendeve njëherësh, ku vetëm koha tregon ndryshimin. Uji në natyrë është një reflektim dhe videot shikojnë lart dhe jashtë ujit në vend që të shikojnë poshtë. Ajo që dallohet është një yll, duke kërcyer me reflektimin e vetvetes në kohë. Përpara se uji të vinte në Tokë, origjina e tij buron tek yjet që valëviten. Kjo punë më ndihmoi të zbuloj një kujtim tjetër dhe një këndvështrim që më kishte munguar: aftësinë për të parë diellin përmes lentes së ujit, duke më kujtuar njëkohësisht se edhe sytë përbëhen nga e njëjta substancë.
Është shumë frymëzuese të jesh grua në skenën e artit në zhvillim të Shqipërisë. Unë i përkas një brezi të rritur në diaspor dhe besoj në ndryshimin transformues përmes bashkëpunimit kuptimplotë me krijuesit vendas, duke përzier këndvështrime të ndryshme për të formuar një të ardhme kulturore të gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Si artiste, roli im është të shtjelloj dhe mishëroj këto udhëtime ciklike brenda praktikës sime, duke u përballur me spiralen në lëvizje. Filozofia e arratisjes përshkon çdo moment të jetës sime, duke lidhur të kaluarën dhe të tashmen, migrimin tim nga Shqipëria dhe shmangien time të vazhdueshëm të konstrukteve shoqërore, duke i dhënë formë rrugëtimit tim personal dhe praktikës artistike.
Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Adela Demetja-n (2025).
1Nora Bzheta, Çanta e sirenës,2024, Lëvozhg vezë peshkaqenit dhe boja, 11x7x4 cm
2Nora Bzheta, River_Lunar Vow, 2025, Kunja çeliku në pëlhurë me dritë LED, 90x125 cm, Rezervuar xhami me zinxhirë biçikletash, kunja çeliku dhe pambuk, 80x30x45 cm, Pamje nga instalacioni, Ekspozita CAROUSEL kafe Photobook
3Nora Bzheta, Kodi kurrizor, 2023, Kunja të gjetura metalike dhe çeliku, 25x28 cm, Pamje nga instalacioni, Koppel Collective, Rezidenca Open Cells
4Nora Bzheta, Rrahje, 2022, Baltë e rihidratuar, pjesë biçiklete, xham dhe metal, 120x95x85 cm, Pamja e instalacioni, Fotografuar nga Lydia Porter
5Nora Bzheta, Skaji i qiellit, 2022, Rërë, xham dhe kunja çeliku, 21x30x1 cm, Pamje e instalacioni, Elizabeth Fry House
6Nora Bzheta, Post Ceremoni, 2024, Balte e rihidratuar, pjese biciklete, xham, kocka, tabaka metalike dhe centro, montimi, Pamje nga instalacioni, Netil House
7Nora Bzheta, Letra, 2024, 31'21" (pamje nga video)
8Nora Bzheta, Letra, 2024, Letra, 2024, Xham dhe argjil i rihidratuar me kunja çeliku, printim në mur në pëlhurë, Pamje nga ekspozite, Shkodra Art House, Fotografuar nga Gys Vela
9Nora Bzheta, 2024,
Printim UV në xham, 110x80 cm, Pamje nga Ekspozita, Shkodra Art House, Fotografuar nga Gys Vela
10Nora Bzheta, Përrua, 2024, Kërkim performues, printim në kanavacë dhe reshje, Fotografuar nga Laura Paja
11Nora Bzheta, Underneath it All, 2024, 0' 55", Bogiaisso festival, Venecia
12Nora Bzheta, Echolocation, 2024, Projeksion video me 2 kanale, 9'54", në loop, Pamje e instalacioni, Tirana Art Weekend, Fotografuar nga Jozefina Vokrri