Matilda Odobashi

– born in 1988 in Tirana – lives and works in Tirana. She mainly works with the mediums of drawing, installation, painting, digital drawing and writing. She graduated from the University of Arts of Tirana in 2010, at the department of Graphic Arts. Since 2012 she has been involved with the Groupe du champ freudien en Albanie and since 2018 she is pursuing her formation in psychoanalysis with the support of Fondation du champ freudien, Paris. She is the co-founder of M/NUS art space in Tirana, Albania.

/matildaodobashi.com/

To me, the creative process can be described as a continuous look on the inside. 

While drawing is my main medium and the starting point of most of my projects, I like to  experiment with different mediums that could express my ideas in different forms and shapes  such as digital drawing, site specific installation, painting, photography, etc. 

I have always had a special connection with (written) words and throughout the years I  developed some of my works in several notebooks. Writing and sketching is part of my daily life. 

The interpretation of a work (its analisis), most of the time, for me comes after. The  creative process is not a controlled process but rather a dive into the unknown. Thus I realized  that in my work I was dealing with subjects such as the uncanny (unheimliche)1 which locates the strangeness in the ordinary by generating anxiety. 

It was only natural that I would be drawn to psychoanalysis. After an important meeting in 2012  with a friend who recently returned to Albania as the director of the Groupe du champ freudien en  Albanie, I started to follow the seminars and conferences they organized in Tirana and abroad.  Soon, I started to participate in and to be an active member of the group. In 2018 I started my formation  in psychoanalysis, with the support of Fondation du Champ freudien, in Paris. 

In the years after graduation, except for my work as an artist, I was involved in the organization of projects and events with several art centers and galleries in Albania. I worked as an organizer, curated art shows and coordinated several art residency programs. In 2022 I co founded M|NUS art space, a space focusing on discovering and exhibiting young emerging  artists in Albania and the region.

I would like to mention some of my works in order to give a better understanding of my practice.

The work titled Lines that lie (2021)2 is a multidimensional and multimedia work made of drawings,  digital drawings and photography. While the starting point was the city, the work itself takes a  different theme where I intentionally subtract details from the elements of the city and create  unusual “living creatures” with humanoid shapes. Creatures that exist only as a result of the industrialized city, creatures unknown to themselves. This process was made possible by  experimenting with these drawings in digital form. I continued to work on this process and the  results are multi-layered paper prints with images of lifeless shapes and creatures, mixed together  without  certain clarity where one ends and the other begins. In my last exhibition, the work  turned into a performance when during the opening days of the exhibition I worked on the paper  print by painting parts of it and subtracting several pieces in the form of monotypes. 

The work titled Meanwhile we were sleeping (2015)3 aims at representing a metaphor of a couple’s lifetime together. The work is a video-installation made of a real life-sized bed where visitors could lay  down and feel its structure, and a video work screened at the head of the bed. The video depicts a couple in their bed. Through the loop, they come closer and far away from each other, in repetition. This work was imagined entirely during a sleep-like state  while taking a nap on my parents bed,  and I only realized this for the first time a few months after the episode.While laying there, I was perceiving the unusual structure of the bed reshaped by their bodies during the years. 

On equilibrium (2013)4 is an installation of an (imperfect) plumb bob. While my mother was a patisserie chef, my father was a metal-worker and later on he worked in the construction industry. For me his toolbox was my playground. Thus I got to know all kinds of materials, like plexiglass and metal, very early in  my life. The plum-bob was a fascinating object for me as it was an object so perfect but as my perspective changed so did the meaning of this object. Making me realize that nothing can be perfect in totality. Some angles might be crooked if the perspective changes. 

Statement written by the artist in consultation with Adela Demetja (2022).

1Das Unheimliche, Z. Freud, 1919.
2Image: Matilda Odobashi, Lines that lie I, 2021, Wall paper print, 380 cm x 400 cm, Site specific, installation view at the National Gallery of Arts in Tirana during the group exhibition Ambitions, Photos National Art Gallery of Tirana, Courtesy of the artist.
3Image: Matilda Odobashi, Meanwhile we were sleeping, 2015, Video-Installation, HD Video, 9min 25sec, Installation: Bed149x189 cm, mattress, sheets, pillows, Courtesy of the artist.
4Image: Matilda Odobashi, Aequilibrium, 2013, Steel, 6cm x 3.5cm x 3.5cm, Photo Ilir Kaso, Courtesy of the artist.

– lindur më 1988 në Tiranë – jeton dhe punon në Tiranë. Ajo kryesisht punon me mediumet e vizatimit, instalacionit, pikturës, vizatimit dixhital dhe shkrimit. Është diplomuar në Universitetin e Arteve të Tiranës në vitin 2010, në degën e Arteve Grafike. Që nga viti 2012 ajo është e përfshirë në Groupe du champ freudien en Albanie dhe që nga viti 2018 po ndjek formimin e saj në psikanalizë me mbështetjen e Fondation du champ freudien, Paris. Ajo është bashkëthemeluese e M/NUS art space në Tiranë, Shqipëri.

/matildaodobashi.com/

Në bindjen time procesi krijues mund të përshkruhet si një vështrim i pandalshëm kah brendia. 

Edhe pse vizatimi është medium kryesor dhe pikënisje për shumicën e projekteve të mia, prirem të eksperimentoj me mediume të tjera që mund të m’i shprehin idetë në forma dhe ravijëzime të ndryshme, si vizatimi digjital, instalacionet e bëra specifikisht për ambientin, piktura, fotografia, etj.

Kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me fjalët (e shkruara) dhe përgjatë viteve disa nga veprat e mia janë shtjelluar gjatë nëpër fletore shënimesh. Shkrimi dhe skicimi janë pjesë e përditshmërisë time.  

Interpretimi i veprës (analiza e saj), shumicën e kohës më vjen më pas. Procesi krijues nuk është proces i kontrolluar, por më së shumti një zhytje nëpër të panjohurën. Kështu kam kuptuar se në punën time po adresoja subjekte si ai i rrëqethëses (the uncanny/unheimliche)1 ku përmes gjenerimit të ankthit ngjethësja lokalizohet te e përditshmja. 

Tërheqja ndaj psikoanalizës nuk kishte se si të mos më vinte natyrshëm. Pas një takimi të rëndësishëm me një mik në 2012, i rikthyer rishtazi në Shqipëri si drejtor i Groupe du champ freudien en Albanie, fillova të ndjek seminaret dhe konferencat e tyre që organizoheshin në Tiranë dhe jashtë saj. Së shpejti, mora pjesë në takime dhe u bëra anëtare aktive e grupit. Në vitin 2018, fillova të përgatitesha në psikanalizë, me mbështetjen e Fondation du Champ freudien, në Paris.

Vitet pas diplomimit, përveç punës si artiste, jam angazhuar me organizime projektesh dhe eventesh me disa qendra dhe galeri arti në Shqipëri. Kam punuar si organizatore, kuratore ekspozitash arti dhe koordinatore e një sërë programesh rezidencash artistike. Në vitin 2022, bashkëthemelova M|NUS Hapësirë Arti, një hapësirë e përqendruar në zbulimin dhe ekspozimin e artistëve të rinj që po zhvillonin punimet e tyre në Shqipëri dhe rajon.

Do të doja të përmendja disa prej veprave për të dhënë një ide më të qartë të praktikës sime.

Vepra me titull Rreshta që rrejnë (2021)2 është një vepër shumëdimensionale dhe multimediale realizuar me vizatime, vizatime dixhitale dhe fotografi. Teksa pikënisja ishte qyteti, vetë vepra trajton një tjetër temë në momentin kur qëllimisht filloj e tërheq detaje nga elementet e qytetit dhe krijoj “krijesa të gjalla” të pazakonta me forma humanoide. Krijesa posaçërisht të mbira nga qyteti industrial, krijesa të panjohura për veten e tyre. I gjithë ky proces u mundësua falë eksperimentimit me këto vizatime në formë dixhitale. Vazhdova të punoja në këtë proces deri sa prodhova printime letre shumështresore me imazhe formash dhe krijesash pa jetë, të përziera sëbashku pa u kuptuar se ku mbaron njëra dhe fillon tjetra. Në ekspozitën time të fundit, puna u shndërrua në një performancë kur në ditët e hapjes së ekspozitës u mora me letrat e printuara duke pikturuar pjesë të tyre dhe duke tërhequr të tjera në formë monotipi.

Vepra e titulluar Ndërkohë ne po flinim (2015)3 synon përfaqësimin e jetës së një çifti në një metaforë. Vepra është një video-instalacion i bërë nga një krevat me përmasa reale, ku vizitorët mund të shtriheshin dhe të ndjenin strukturën e tij, dhe një punim video i shfaqur në krye të krevatit. Videoja paraqet një çift në shtratin e tyre. Nëpërmjet përsëritjes, çifti afrohet e largohet nga njëri-tjetri. Vepra u imagjinua tërësisht gjatë një gjendjeje thuajse të përgjumur, teksa merrja një sy gjumë në shtratin e prindërve të mi dhe për të cilën u ftillova veçse disa muaj pas këtij episodi të parë. Teksa isha e shtrirë aty, po perceptoja formën e pazakontë që kishte marrë shtrati nga trupat e tyre përgjatë viteve.

Mbi Ekuilibrin (2013)4 është një instalacion i një plumbçeje (të papërsosur). Ndërsa mamaja ime ishte kuzhiniere pastiçerie, babai ishte metalpunues dhe më vonë punëtor ndërtimi. Kutia e veglave të punës së tij ishte këndi im i lojërave. Kështu, shumë herët në jetën time, njoha të gjitha llojet e materialeve si pleksiglasi dhe metali. Atëbotë, plumbçja më magjepste duke qenë se më dukej kaq i përsosur si objekt, por me ndryshimin e këndvështrimit tim ndryshoi edhe domethënia e këtij objekti. Kjo më bën të kuptoj se asgjë nuk mund të jetë e përsosur në tërësi. Disa kënde mund të jenë të shtrembër nëse i sheh nga një perspektivë tjetër.

Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Adela Demetja-n (2022).

1Das Unheimliche, Z. Freud, 1919.
2Imazh: Matilda Odobashi, Rreshta që rrejnë I, 2021, Print në mur, 380 cm x 400 cm, instalacion në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë gjatë ekspozitës Synime, Kortezi e artistes.
3Imazh: Matilda Odobashi, Ndërkohë ne po flinim, Video-Instalacion, 2015, HD Video, 9min 25sec,
Instalacion: shtrat 149x189 cm, dyshek, çarçafë, jastëk, Kortezi e artistes.
4Imazh: Matilda Odobashi, Mbi Ekuilibrin, 2013, Çelik, 6cm x 3.5cm x 3.5cm, foto Ilir Kaso, Kortezi e artistes.