Fabiola Jozja

-born in Tirana in 1973, graduated from the Academy of Fine Arts in Tirana in 1996. In 1994 she became part of Albanian Artist Women Association “Linda” – founded that same year. In 1998, she relocated to France, where she currently resides. Between 1999 and 2002, she studied at the École des Beaux-Arts de Grenoble, earning both a National Diploma and a National Higher Diploma of Plastic Expression in 2002. Jozja’s artistic practice encompasses painting, photography, video and installation, with a focus on themes of identity, particularly concerning citizenship, portrayal of women in contemporary society and everyday life.

I was born and raised in Tirana, where I began my artistic journey at the Artistic High School and later continued at the Academy of Fine Arts. My student years in the early 1990s unfolded against a backdrop of profound political and social upheaval in the country, a time when societal transformations and social chaos inevitably left their marks on my artistic formation and creative work. I belong to a generation whose artistic education was shaped within strict ideological and technical frameworks. With a desire and curiosity to enrich my art with new concepts and to explore unfamiliar media and uncharted forms of expression—such as installation and multimedia—I left Albania in 1998. Since then, I have made France my home, where I continue to live, work, and create. 

I don’t believe that art should be political, and my practice is not related to this context but rather to everyday life and reality. Nevertheless political circumstances have influenced my life and my art. My childhood in Albania, though during the dictatorship, was inspiring and I often recall it, especially since I settled in France.

Living in a free and democratic country like France, has profoundly transformed my artistic concerns. Initially, I was intrigued by the theme of identity, particularly in terms of  “citizenship”, shaped by my personal experiences. I was struck by how an administrative act like granting citizenship could bestow an individual with a new “identity”, instantly granting access to a different social standard and a universally more privileged social status. 

My personal life, the shared and reciprocal journey between “Fabiola the Albanian” and “Fabiola the French,” has also inspired and accompanied me artistically1. In this path of emancipation, I have developed a profound interest in exploring representations of women. In the video Tallons (2005), with Valérie Sauvage2, I represent a morning walk to the Bastille with a friend that transforms into a grotesque performance, shaped by the prevailing “feminine” lifestyle. The pursuit of the popular feminine aesthetic ideal—thinness, hair removal, makeup, and high heels—dominates the narrative. In this video, the feminine attribute of “stiletto heels” takes center stage, symbolizing the ultimate tool of torture, one that at times fails even to fulfill its intended aesthetic purpose. 

Through new artistic forms of expression such as photography, video, and installation, I began to engage seriously with the representation of women in contemporary society3, offering my critical perspective on how the world of consumerism reduces female beauty to stereotypes, often imposing a denigrating model of femininity.

On the other hand my personal life and everything that surrounds it, has become the main component of my art: a female artist, in a relationship, and with two children. Balancing my personal life and art has been a daily endeavor since my beginnings as an artist and continues to this day. I work as an art teacher in Grenoble and am in constant search, creation and daily discovery. I am continually seeking new opportunities and avenues for the further development of my practice.

Photography is a central element in my artistic practice, serving as a primary medium through which I explore and express my concepts, complex emotions, and beauty in ways that words cannot. It enables me to document and manipulate reality, offering a unique perspective that challenges conventional perceptions4. The photo Untitled (2003)5, reflects on the female stereotype being forced to conform to the images imposed by fashion, as part of a mechanism that masks femininity through prohibitions, both aiming at building a specific visual stereotype.

In recent years I have returned to painting, which has been the main medium in the beginning of my practice. The more recent series depicts ordinary objects 6, items of consumption – sometimes even with expiration dates – yet they remain dear, despite their transient nature of use: a computer screen, a TV plug, a small coffee machine7. Presented on canvas in the foreground, I sometimes portray them abstractly, other times as large and hyperbolized formats, they always resonate with a sense of familiarity and attachment. What is my relationship with these objects, which bring life to my daily existence? I feel deeply connected to these objects, attributing a strong emotional dimension to each. The relationship I establish with them is subjective and serves a truly relational function. Some of the paintings depict plastic objects. By isolating the motifs through the use of a zoomed perspective, I aim to heighten the mechanisms of consciousness that transports the viewer toward a deeper ecological sensitivity.

I strive to invite viewers to look at the small world around us with a unique perspective, to reflect on their own relationships with the objects they hold dear, to consider their connections with their preferred, essential objects. These items, often overlooked, play an essential role in our daily routines, they greatly assist us in our daily lives, and perhaps, we can even say they bring us happiness. They are always here by our side, loyal and silent. Doudou (2004)8, is a painting from another series,  a small humanized being, a forgotten vestige of a reclusive childhood, that  serves as a guide to a past marked by insolent moments and secret pains, transcending space and time. Tangible and vividly painted, it evokes a palette of emotions tied to personal development.


My artistic journey has undergone significant transformation, influenced by the diverse environments I’ve inhabited. Born into a world dominated by Socialist Realism, I later embraced the boundless freedom of artistic expression, exploring various styles and mediums. This evolution reflects my personal liberation. I view my artistic practice as an ongoing process—contemplated, matured, reworked, and continually evolving over the years.

Statement written by the artist in consultation with Klaudia Fagu (2025).

1Fabiola Jozja, Self-portrait, 2004, Video, 7 Min, video still
2Fabiola Jozja, Tallons, 2005, Video, 12 min, video still
3Fabiola Jozja, Slogan, 2005, Digital photography, 60x90 cm
4Fabiola Jozja, Tatoo, 2008, Digital image, 80x60 cm
5Fabiola Jozja, Untitled, 2003, Digital photography, 70x50 cm
6Fabiola Jozja, Enfin Seul, 2013, Acrylic on canvas, 60x60 cm
7Fabiola Jozja, Photo Camera, 2005, Acrylic on canvas, 80x120 cm
8Fabiola Jozja, Doudou, 2005, Acrylic on canvas, 100x100 cm

– e lindur në Tiranë në 1973. Ajo është diplomuar në vitin 1996 në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Në vitin 1994 ajo u bë pjesë e Shoqatës së Grave Artiste Shqiptare “Linda” – e themeluar po atë vit. Në vitin 1998, ajo vendoset në Francë ku aktualisht jeton dhe punon. Ka studiuar në École des Beaux-Arts de Grenoble ndërmjet viteve 1999-2002, ku përftoi dy diploma në Shprehi Plastike. Praktika artistike e Jozjas përfshin mediumet e pikturës, fotografisë, videos, instalacionit, me fokus në tematikën e identitetit, veçanërisht në lidhje me shtetësinë dhe figurën e gruas në shoqërinë bashkëkohore dhe në jetën e përditshme.

Unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, aty ku fillova rrugëtimin tim artistitk si nxënëse në Liceun Artistik dhe më pas duke vazhduar studimet në Akademinë e Arteve Tiranë. Si studente gjatë fillimit të viteve 90’ u përballa me ndryshime politike dhe sociale rrënjësore në vend. Këto transformime të shoqërisë dhe kaosi social në mënyrë të pashmangshme lanë shenja në formimin tim artistik dhe punën kreative në përgjithësi. Unë i përkas një brezi, edukimi artistik i së cilit, u formësua brenda kuadreve strikte ideologjike dhe teknike. Me një dëshirë dhe kuriozitet për të pasuruar artin tim me koncepte të reja dhe të eksploroja mediume jo aq të njohura për ne – siç ishte instalacioni dhe multimedia – unë lashë Shqipërinë në 1998. Nga ajo kohë, Franca u bë shtëpia ime, aty ku vazhdoj ende të jetoj, punoj dhe krijoj.

Nuk besoj që arti duhet të jetë politik, dhe praktika ime nuk është e lidhur me këtë kontekst, sa ç’është e lidhur me realitetin e përditshëm të jetës. Sidoqoftë, rrethanat politike kanë ndikuar në jetën dhe artin tim. Fëmijëria ime në Shqipëria, edhe pse gjatë diktaturës, ka qenë inspiruese dhe unë i rikthehem shpesh asaj kohe, vecanërisht që kur u vendosa në Francë. 


Të jetuarit në një vend të lirë dhe demokratik si Franca, ka ndryshuar rrënjësisht qasjet e mia artistike. Fillimisht, unë u intrigova nga tematika e identitetit, sidomos mbi temën e “shtetësisë”, ndikuar edhe nga përvojat e mia personale. Më bënte përshtypje veçanërisht se si një akt administrativ si dhënia e shtetësisë, mund t’i lejonte një individi një identitet të ri, dhe kësisoj, menjëherë t’i ofronte akses në standarde më të  mira sociale dhe një status social universalisht më të privilegjuar.

Jeta ime personale, udhëtimi i ndërsjelltë midis “Fabiola shqiptares” dhe “Fabiola francezes” më ka inspiruar dhe më ka shoqëruar artistikisht1 për shumë gjatë. Në këtë rrugëtim emancipimi, zhvillova gjithashtu një interes të fortë në eksplorimin e mënyrave si gratë përfaqësohen. Në videon Tallons (2005)2, kam kapur një ecje mëngjesi drejt Bastijës me një shoqen time Valerie Sauvage, që transformohet në një performancë groteske, e formësuar nga një stili standart “femëror”. Ndjekja e një ideali estetik feminin popullor – të qënurit e dobët, heqja e qimeve, makiazhi, takat e larta – dominon narrativën e veprës. Në këtë video, atributi femëror i “takave stileto” merr skenën kryesore, duke simbolizuar veglën e fundit të torturës, atë që me raste dështon edhe në përmbushjen e qëllimit estetik.

Nëpërmjet formave të reja artistike të të shprehurit, sic është fotografia, video e instalacioni, unë fillova të angazhohesha seriozisht në mënyrat e përshfaqjes së gruas në shoqërinë bashkëkohore3, duke ofruar perspektivën time kritike në mënyrën se si bota e konsumit, pakëson bukurinë femërore në stereotipe, e kësisoj shpeshherë duke forcuar një model denigrues femëror.

Në anën tjetër, jeta ime personale dhe gjithçka që e rrethon atë janë shndërruar në komponentet e mi kryesore në art: një artiste femër, në një marrëdhënie dhe me dy fëmijë. Balancimi i jetës time personale dhe asaj artistike ka qenë një përpjekje e përditshme prej fillimit të rrugëtimit artistik që vazhdon ende edhe sot. Unë punoj si një mësuese e lëndës së artit në Grenoble dhe jam në kërkim, krijim dhe zbulim të vazhdueshëm të së përditshmes. Gjithashtu jam në mënyrë të vazhdueshme në kërkim të mundësive të reja për zhvillim të mëtejshëm të praktikës time. 


Fotografia është një element qendror i praktikës sime artistike, që shërben si një medium parësor nëpërmjet të cilit unë eksploroj dhe shpreh konceptet e mia, emocione komplekse dhe bukurinë në mënyra që fjalët nuk munden. Ajo më mundëson të dokumentoj dhe të manipuloj realitetin, duke sjellë një perspektivë unike që sfidon perceptimet konvencionale4. Fotografia Untitled (2003)5, reflekton stereotipin femëror që detyrohet të jetë konform imazheve të sforcuara të modës, si pjese e një mekanizmi që maskon feminilitetin nëpërmjet të të ndaluarës, që ka për qëllim të ndërtuarit e një stererotipi specifik pamor. 

Vitet e fundit i jam rikthyer pikturës e cila ka qenë mediumi kryesor në fillimet e praktikës sime. Një nga seritë e fundit, janë piktura që paraqesin objekte nga jeta e përditshme. Këto janë objekte mëse normale 6, të konsumit- ndonjëherë edhe me datë skadence – që mbeten të dashura, pavarësisht përdorimit të tyre kalimtar: një ekran kompjuteri, një prizë TV, një aparat i vogël kafeje7. Keto objekte i pikturoj në mënyrë abstrakte, shpesh në formate të mëdha dhe të hiperbolizuara. Ato gjithmon më ngjallin një ndjenjë familjare dhe lidhjeje emocionale. Marrëdhënia që unë krijoj me këto objekte është subjektive dhe i shërben një funksioni të vërtetë relacional. Disa nga pikturat paraqesin objekte plastike. Duke i izoluar motivet nëpërmjet përdorimit të një perspektive të zmadhuar, unë synoj të rris mekanizmat e ndërgjegjes që e transportojnë shikuesin drejt një ndjeshmërie më të thellë ekologjike.

Në të njëjtën mënyrë, përpiqem t’i ftoj shikuesit të shikojnë botën e vogël rreth nesh me një këndvështrim unik, të reflektojnë mbi marrëdhëniet e tyre me objektet që i kanë të dashura, të marrin në konsideratë lidhjet e tyre me objektet e preferuara dhe  thelbësore. Këto sende, shpesh të anashkaluara, luajnë një rol kyç në rutinën tonë të përditshme, na ndihmojnë në jetën tonë dhe ndoshta mund të themi se na sjellin edhe lumturi. Ata janë gjithmonë këtu pranë nesh, besnik dhe të heshtur. Doudou (2004)8, pjesë e një serie tjetër pikturash, është një qenie e vogël e humanizuar, një mbetje e harruar e një fëmijërie të izoluar, që shërben si një udhërrëfyes drejt një të shkuare të shënuar nga momente të pafytyra dhe dhimbje të fshehta, duke kapërcyer hapësirën dhe kohën. I prekshëm dhe i pikturuar gjallërisht ky pellush lodër, ngjall një gamë emocionesh të lidhura me zhvillimin personal.

Rrugëtimi im artistik ka pësuar një transformim të rëndësishëm, i ndikuar nga mjediset e ndryshme që kam banuar. E lindur në një botë të dominuar nga Realizmi Socialist, më vonë përqafova lirinë e pakufishme të shprehjes artistike, duke eksploruar stile dhe mediume të ndryshme. Ky zhvillim pasqyron çlirimin tim personal. Unë e shoh praktikën time artistike si një proçes të vazhdueshëm – i menduar, i pjekur, i ripërpunuar dhe në zhvillim të vazhdueshëm gjatë viteve.

Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Klaudia Fagu-n (2025)

1Fabiola Jozja, Autoportret, 2004, Video, 7 Min, pamje nga video
2Fabiola Jozja, Tallons, 2005, Video, 12 min, pamje nga video
3Fabiola Jozja, Slogan, 2005, Fotografi dixhitale, 60x80 cm
4Fabiola Jozja, Tatoo, 2008, Fotografi dixhitale, 80x60 cm
5Fabiola Jozja, Untitled, 2003, Imazh dixhital, 70x50cm
6Fabiola Jozja, Enfin Seul, 2013, Akrilik në kanavacë, 60x60 cm
7Fabiola Jozja, Photo Camera, 2005, Akrilik në kanavacë, 80x120 cm cm
8Fabiola Jozja, Doudou, 2005, Akrilik në kanavacë, 100x100 cm