Edit Pula(j)

– born in 1974 in Tirana, Albania – is an artist, curator, and music producer. As an artist she mainly works with the mediums of painting and installation. She graduated from the Academy of Fine Arts in Tirana in 1996 and then continued her postgraduate studies at the Byam Shaw School (now Central Saint Martins College of Arts and Design) in London, and lived and worked in London until 2009. Upon her return to Albania, her artistic and curatorial work focused on Albanian cultural heritage. She serves as Cultural Adviser to the Mayor of Tirana and Project Director of Reja (the Cloud), the 2013 Serpentine Pavilion installation that resides in Tirana since 2016.

While painting remains my everlasting practice, with the latest solo show Last Meters (2019)1, most of my work became site-specific installations and participatory art projects, aiming to generate a dialog with the past and sustain collective memory. In The unclaimed stock as archived heritage – Made in Albania (2015)2 exhibition at the Center for Openness and Dialog (COD) in Tirana, Albania3 samples of stock materials and objects from Albania’s totalitarian past, found in state-run storages, are brought to the attention of the public in order to reintroduce, reconsider, and eventually rehabilitate their disparate past usages and connotations. In I’m glad when you’re dead, you rascal you (2014)4 for the Iron Curtain exhibition at the former Ernver Hoxha’s villa in the center of Tirana, the bathtub of Albanian dictator, bubbling with artificial foam, while the forbidden jazz song of Louis Armstrong I’ll be glad when you’re dead, you rascal you, plays on loop, becomes the setting for hiding the skeleton of Hoxha’s legacy. In Pink Partisans (2013)5 produced for Tirana Institute of Contemporary Art  AIRLAB residency, I draw on my practice as a painter by taking the colors of the LGBTIQ+ flag as a point of departure for commissioning the production of the Albanian archetypical domestic object – the traditional knitted slippers – in order to tame a social unease and domesticate the acceptance of LGBTIQ+ persons in the hearts and the homes of a conservative society. The site specific installation/performance 300 pairs between her fingers (2014)6 as part of the Informal Mind exhibition at the Steel Factory in Elbasan, Albania, is a work in two parts, demonstrating two states of production. The central objects on display are 300 pairs of traditional Albanian wool slippers. Meanwhile, a woman knitting nearby produces the ever growing number of slippers, pointing at the uncertain demarcation line between ‘artistic’ and ‘mass’ production. Touche (Pas) (2016)7 is a site specific installation, commissioned for the Albanie 1207 KM East exhibition at the Mucem of Marseille, France, resulted from the negotiations between artistic freedom and museum-imposed restrictions on touching the 800 over-a-century old ethnographic objects that were part of the Mucem’s collection. The work reflects the tension between the fragility of time and historical preservation, and the temptation to make that history tangible by turning the museum into a marketplace, by mixing the Mucem’s collection with contemporary objects from Albania. Flashback Albania 90’s 8, a photographic exhibition by Robert Pichler that I curated and toured in Albania, followed by the publication Albania 90’s9 , which highlights the core of my artistic sensibility,  reestablishing the dialog with the legacy of the past.

My latest major artistic project is called The Sound of Nothing (2020)10, a film commissioned by BOZAR / Centre for Fine Arts, Brussels, in the context of the Project Call “Beethoven World Theatre” launched by BOZAR for the exhibition HOTEL BEETHOVEN11 (13.10.2020 – 17.01.2021). Taking Beethoven’s deafness and ensuing sense of isolation as a starting point, I linked the sound of ear tinnitus to traditional iso-polyphony, part of Albanian folk music, and invited a composer and a performance artist, to embed that in a Beethoven symphony in collaboration. Physically isolated, the performer (and modern-day Beethoven look-alike) is trapped in a white box inside an anti-nuclear bunker built by the then communist Albanian government. In an attempt to connect the individual with society, the voices of a non-existent choir infiltrate the tunnels, while the performer cuts the sides of his isolating box with a snap-off blade cutter – movements that remind us of conducting and a visual poetry reminiscent of Luciano Fontana.

I found a new love in pioneering the promotion of Albanian traditional music, including at renowned international forums and venues. In 2011, I invited BBC Radio 3 to come to Albania and recorded and we co-produced a Radio 3 music documentary World Routes Albania12. In 2016, I co-produced the music for the Albanian Pavilion I left you the mountain (2016) for the Venice Architecture Biennale. In 2017, Joe Boyd, Andrea Goertler, and I put together the Albanian folk music group Saz’iso that continues to tour in Europe, and produced  their internationally acclaimed album At least wave your handkerchief at me (2017)13In 2019, professor Lucy Duran, BBC sound engineer Martin Appleby,  and I put together the Albanian folk group Tirana-Tirona AllStars that recently won the Songlines Music Award14 in the Best Group category.My contribution since 2015 as the Cultural Adviser to the Mayor of Tirana, leading Reja (The Cloud) as a public space for participatory civic and artistic actions, reveals my civic and political commitment to a collaborative approach to the arts, and has given birth to the annual Reja Festival that attracts people from all walks of life to experience the widest variety of national and international artistic productions, from contemporary dance to one-person shows and folk music concerts.

Statement written by the artist.

1https://harabel.com.al/exhibition-edit-pulaj-the-last-metres-kalo-gallery-10th-of-september-6th-of-october-2019-tirana/ 
Image: Edit Pula(j), The Last Meters, 1998, 5 components, 300 x 50 cm each, Printing ink, Lithography on wallpaper, Photo Majlinda Hoxha, Courtesy of National Gallery of Arts Tirana
2Edit Pula(j), Unclaimed stock as archive heritage - Made in Albania, 2015, Installation View, Courtesy of the artist
3http://cod.al/?page_id=501
4Edit Pula(j), I’m glad when you’re dead ,you rascal you, 2014, Site Specific Installation, Iron Curtain exhibition, Dictator’s Villa, Tirana, Courtesy of the artist
5Edit Pula(j), Pink Partisans, 2013, Installation View, T.I.C.A Airlab, Tirana Express Cultural Center, Courtesy of the artist
6Edit Pula(j), 300 pairs between her fingers, 2014, Installation View, Informal Mind exhibition, Steel Factory , Elbasan, Albania, Courtesy of the artist
7https://www.mucem.org/en/albanie / 
Image: Edit Pula(j), Touches(Pas), 2016, Installation View, Albanie 1207 Km East, Mucem, Marseille, France, Courtesy of the artist
8https://www.youtube.com/watch?v=E69kGTBa8fg
9 https://www.bahoebooks.net/start_de.php?action=201&id=123
10Edit Pula(j), The Sound of Nothing, 2020, Film, 8´, Courtesy of the artist
11https://www.bozar.be/en/watch-read-listen/hotel-beethoven
12https://www.bbc.co.uk/programmes/b016kdcj
13 https://www.theguardian.com/music/2017/oct/12/saziso-at-least-wave-your-handkerchief-at-me-review-virtuoso-world-music 
14  https://www.songlines.co.uk/awards/2022/tirana-tirona-allstars-best-group-award-winner

– lindur më 1974 në Tiranë, Shqipëri – është artiste, kuratore dhe producente muzikore. Si artiste ajo kryesisht punon me mediumet e pikturës dhe instalacionit. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1996 dhe më pas vazhdoi studimet pasuniversitare në Shkollën Byam Shaw (sot Central Saint Martins College of Arts and Design) në Londër, dhe jetoi dhe punoi në Londër deri në vitin 2009. Pas kthimit në Shqipëria, puna artistike dhe kuratoriale e saj u fokusua në trashëgiminë kulturore shqiptare. Ajo shërben si Këshilltare Kulturore e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Drejtore e Projektit Reja, instalacioni i Pavionit Serpentine i vitit 2013 që është vendosur në Tiranë që nga viti 2016.

Teksa piktura mbetet praktika ime e pandërprerë, përfshirë këtu edhe ekspozitën më të fundit solo Metrat e Fundit (2019)1, shumica e veprave të mia janë instalacione të lidhura posaçërisht me vendin ku bëhen dhe projekte artistike angazhuese, me synimin e nisjes së një dialogu me të kaluarën dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive. Në ekspozitën Stoku i përmohuar si trashëgimi arkivore – Made in Albania (2015)2 në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë3, mostra materialesh dhe objektesh marrë në magazina shtetërore nga stoku i të kaluarës totalitare të Shqipërisë vendosen përpara syve të publikut në mënyrë që përdorimet dhe ngjyrimet e të kaluarës së tyre të largët të munden të rikthehen, rishqyrtohen dhe përfundimisht të rehabilitohen. Në Gëzohem kur je i vdekur, o mashtrues (2014)4 për ekspozitën e Perdes së Hekurt në ish-vilën e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, vaska e diktatorit shqiptar, me gurgullimën e shkumës artificiale dhe përsëritjen në sfond të këngës së ndaluar xhaz nga Louis Armstrong Do gëzohem kur të jeshë i vdekur, o mashtrues, shndërrohet në skenografinë që fsheh skeletin e trashëgimisë së Hoxhës. Në Partizanët Rozë (2013)5, prodhuar për rezidencën e Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë AIRLAB, bazuar te praktika si piktore, mora ngjyrat e flamurit LGBTIQ+ si pikënisje për komisionimin e prodhimit të objektit arketipal të shtëpive shqiptare – papuçet tradicionale me qëndisje – për të yshtur një parehati sociale dhe për t’i bërë vend pranimit të personave LGBTIQ+ në zemrat dhe shtëpitë e një shoqërie konservatore.

300 palë midis gishtave të saj (2014)6, instalacion performativ i bërë specifikisht për ambientin e tij, pjesë e ekspozitës Mendje Informale në fabrikën e çelikut në Elbasan, është një vepër në dy pjesë që demonstron dy gjendje prodhimi. Objektet qendrore të saj janë 300 palë papuçe leshi tradicionale shqiptare. Ndërkohë, një grua, që qëndis pa reshtur atypari, vë në pah fijen e hollë ndarëse midis prodhimit “artistik” dhe atij “masiv”. Edhe Touche (Pas) (2016)7 është një instalacion i bërë specifikisht për ambientin, pjesë e ekspozitës Albanie 1207 KM EastMucem (Marsejë, Francë). Instalacionit i duhet të bëjë ndërmjetësuesin midis lirisë artistike dhe kufizimeve muzeale për përdorimin e 800 objekteve etnografike mbi njëqind vjeçare pjesë e koleksionit të Mucem. Vepra reflekton mbi tensionin midis brishtësisë së kohës dhe konservimit historik, dhe tundimit për ta bërë atë histori të prekshme duke e kthyer muzeun në një markatë përmes pranëvendosjes së koleksionit të Mucemit dhe objekteve bashkëkohore shqiptare. Kthim në Shqipërinë e 90’s8, ekspozita fotografike e Robert Pichler kuruar nga unë dhe që bëri turin e Shqipërisë, e ndjekur nga botimi Shqipëria e 90’s9, nxjerr në pah thelbin e ndijimit tim artistik: rivendosjen e dialogut me trashëgiminë e së shkuarës.

Tingulli I Asgjësë (2020)10 është më i fundit projekt madhor artistik që kam realizuar, një film pjesë e projekt-thirrjes Beethoven World TheatreBOZAR / Qendra për Artet e Bukura (Bruksel) për ekspozitën HOTEL BEETHOVEN11 (13.10.2020 – 17.01.2021). Duke marrë si pikënisje shurdhimin e Beethovenit dhe ndjesinë e izolimit që e pasoi kam lidhur zhaurimën e tinitusit në vesh me iso-polifoninë tradicionale, pjesë e muzikës popullore shqiptare, në bashkëpunim me një kompozitor dhe artist performativ të ftuar për ta futur këtë lidhje në një simfoni të Beethoven-it. Fizikisht i izoluar, interpretuesi (si një Beethoven i ditëve të sotme) struket në një kuti të bardhë përbrenda një bunkeri anti-bërthamor ndërtuar nga ish-qeveria komuniste shqiptare. Në përpjekje për ta ndërlidhur individin me shoqërinë, zërat e një kori joekzistent depërtojnë tunelet teksa interpretuesi me një biçak çan anët e kutisë ku është izoluar  – lëvizje që na kujtojnë manierizmat e dirigjentit dhe një poezi vizuale reminishente të Luciano Fontanas.

Nismat promovuese të muzikës tradicionale shqiptare, përfshirë forume dhe mjedise të mirënjohura ndërkombëtare, më kanë ngjallur një dashuri rishtare. Në vitin 2011, ftova BBC Radio 3 të vinte në Shqipëri për të regjistruar dhe bashkëprodhuar me ta tre dokumentarë muzikorë radiofonikë Shtigje Botërore në Shqipëri12. Në vitin 2016, kam bashkëprodhuar muzikën për pavijonin Shqiptar Të kam lëne malin (2016) në Bienalen e Arkitekturës së Venecias. Në vitin 2017, bashkë me Joe Boyd dhe Andrea Goertler bashkova grupin e muzikës popullore shqiptare Saz’iso, që vazhdon të bëjë ture në Evropë, dhe prodhuam albumin e vlerësuar ndërkombëtarisht Ma tund moj të shkretën mandile (2017)13Ndërsa në vitin 2019, bashkë me profesoreshën Lucy Duran dhe inxhinierin e zërit të BBC-së, Martin Appleby, bashkova grupin folklorik shqiptar Tirana-Tirona AllStars që së fundmi fitoi çmimin Songlines Music14 për kategorinë Grupi më i Mirë.Kontributi që nga viti 2015 si Këshilltare Kulturore e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe drejtuese e Resë (Reja) si një hapësirë publike për akte qytetare dhe artistike pjesëmarrëse, flet për përkushtimin tim civil dhe politik për një qasje bashkëpunuese në arte. Prej kësaj ka lindur edhe festivali i përvitshëm Reja që tërheq njerëz nga të gjitha rrugët e jetës në përjetimin e një shumëllojshmërie prodhimesh artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, nga dansi bashkëkohor te shfaqjet individuale dhe koncertet me muzikë popullore.

Tekst i shkruar nga artistja.

1https://harabel.com.al/exhibition-edit-pulaj-the-last-metres-kalo-gallery-10th-of-september-6th-of-october-2019-tirana/ 
Imazhi: Edit Pula(j), The Last Meters, 1998, 5 komponentë, secila 300 x 50 cm, Bojë/litografi në letër muri, Foto Majlinda Hoxha, Kortezi e Galerisë Kombëtare të Arteve
2Edit Pula(j), Stoku i përmohuar si trashëgimi arkivore – Made in Albania,2015, Pam nga instalacioni, Kortezi e artistes
3http://cod.al/?page_id=501
4Edit Pula(j), Gëzohem kur je i vdekur, o mashtrues, 2014, Imazhe nga instalacioni, Ekspozita Perdja e Hekurt, Vila e Diktatorit, Tiranë, Kortezi e artistes
5Edit Pula(j), Partizanët Rozë, 2013, Pamje nga instalacioni, T.I.C.A Airlab, Tirana Express Cultural Center, Kortezi e artistes
6Edit Pula(j), 300 palë midis gishtave të saj, 2014, Pamje nga instalacioni, Ekspozita Informal Mind, Fabrika e çelikut, Elbasan, Albania, Kortezi e artistes
7https://www.mucem.org/en/albanie /
Imazhi: Edit Pula(j), Touches(Pas), 2016, Pamje nga instalcioni, Ekspozita Albanie 1207 Km East, Mucem, Marseille, France, Kortezi e artistes
8https://www.youtube.com/watch?v=E69kGTBa8fg
9 https://www.bahoebooks.net/start_de.php?action=201&id=123
10Edit Pula(j), Tingulli I Asgjësë, 2020, film, 8´, Kortezi e artistes
11https://www.bozar.be/en/watch-read-listen/hotel-beethoven
12https://www.bbc.co.uk/programmes/b016kdcj
13 https://www.theguardian.com/music/2017/oct/12/saziso-at-least-wave-your-handkerchief-at-me-review-virtuoso-world-music 
14  https://www.songlines.co.uk/awards/2022/tirana-tirona-allstars-best-group-award-winner