Merita Selimi

– born 1967 in Shkodra, lives and works in Tirana. Her visual language revolves around black and white graphics and the simple material of paper and pencil. Selimi studied in the Graphic Arts Department and graduated from the Academy of Arts in Tirana in 1992. She worked at the International Center of Culture in Tirana as a coordinator and a director and at the National Theatre for Children as a scenographer. Since 2003, she has been a professor at the Academy of Fine Arts in Tirana. In 2020, she received a Ph.D. in Ethnology from The Academy of Albanological Studies.

Today I am certainly part of a multi-dimensional artistic panorama, being at times with clear echoes of the past and at other times with typical contemporary approaches, as a reflection of the local and foreign artistic reality, in search of various mediums, aiming towards a contemporary practice. The period of socialist realism passed by, leaving no traces on me  due to my age, social background, and, moreover, due to my liberal education. The university teachers were young, just ascending to their careers and one could, in the context of this artistic as well as equally political movement of Socialist Realism, talk openly with them, even against the communist system.

Form and technique are means that emerge depending on the conceit of the artist. My practice has been perceived in black and white, emotionally this has been my experience1. Metaphorically, my conceit is similar to a dangerous path, at times being invisible, where hindrances and walls to be overcome always appear. The events in the course of my practice distort the time and space related sequence, as a controversial parallel being imprinted on  everyday life, thus duplicating events and amending their direct significance.  This renders the intensity of my work (and its connection with the intrinsic and invisible impulse of events) with an almost unwitting, determinative way of understanding and expressing oneself. What I intend to reach through my work is not the overthrow of an opinion, situation or norm, on the contrary, it is the creation of a momentum for myself, a moment of reflection, intimacy, which is entirely mine, which I make use of to re-dimension in my work. 

However, how does the work emerge? 

I never had any problem with the dimension of the paper, however small or big it is23. Paper is my ackerland. The actual implementation within me is an act occurring at a strike, like in a dream. I like working overnight, surrounded by silence, and at dawn, everything is done, my entire anxiety is reflected there. It is there, on the surface of the paper; in the majority of the cases only in pencil4, and in the majority of cases, I will never  come back to it. The moment I sit down and draw comes slowly, slightly frightened. I think it over for a long time. Just when I get convinced, I sit down. I get into a long search to set up the idea; very often I hesitate, suspicious, turning my back on it, I suppress and remove everything connected to this work. I do not want to see it again until a moment when something happens to convince me, I then start looking for all my stuff and the surface of the paper is no longer blank. 

Not going too far, I have always called upon myself. I have always tried to be sincere in my work. My drawings are not loud, be it technically or emotionally, they are not screaming, they are quiet5, despite me unfolding the spirit of the hidden life of the town, at times its beauty and, at times, the unrelated stories, the shocking poverty of Kelmendi highlanders6 in the 90s and the magic of the shepherd-way of life, which, very often, steps out of  overshadowed silhouettes onto to concrete and abstract details, according to its fashion7.

I have very often taken my characters from photos and very often I have referred to the photographs of Marubi8 and I have composed the work with them. Photography is a magical art. With an endless concern and caring for providing value to the ‘field’ despite of the dimension, material alternatives and arsenal of means, I am not over with just one character, but I weave the picture by way of going over to shades and half-shades, dark backdrops and radiating lights, to groups of static figures or magnified characters similar to icons9.

Regarding my daily activity, the pace of morning is the fastest ritual; that’s what all mothers do, they rush to prepare breakfast and leave for work. After working hours, I am busy with my family, managing my priorities alongside household activities and my art.

The night is mine; I donate it to myself as a mediation, creation and peace with that, which I am. I try to find an equilibrium for myself, despite the difficulties, since our education tells us that women are first and foremost always at the service of others, and next to ourselves; it is of relevance that such a concept has to be suppressed by the female artists of younger generations. One cannot say that I am satisfied, but I try to obtain an equilibrium, which serves my creative activity well, thus I painfully grab what I can from time and do what I am able to do.  

I have always taken a certain position with my work, trying to demonstrate that my work is not different from the other gender, moreover, very often I tried to ignore such a distinction. To me, I is a gender.

Women in my country have to demonstrate their individual features in what they do and think, and to highlight strongly what they aspire for. I think that there is a distinction between being a woman and an artist; it is a substantial obligation to assume such roles, which require a lot of energy, since they are two different entities: woman and artist. The local art scene is my arena and  my almost 30-year experience as a woman in this context is where I have felt free to identify myself in the gallery as well as in the theatre.  I have relentlessly looked for a different emotion and energy, which I have aimed at transforming and putting forward in connection with my art, since the period of change from socialism to democracy was strong and experimenting was a bumpy road.

I My husband also happens to be an artist and we have been brought up and educated together by one another  and later with our kids, who have accompanied us in every single activity10. This spirit has hardened our fortitude to each eventual difficulty.

To me, art is genderless and I do not think that there are specific topics which are dealt with only by women; topics are universal and personal for each artist, with the conceit being different.

Statement written by the artist in collaboration with Adela Demetja (2022).

1Image: Merita Selimi (at the Pyramid premises, preparing for her personal exhibition for the National Gallery of Tirana), 2000, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
2Image: Merita Selimi,  Escape installation, 2001, Pencil in tracing paper, video, with the interpretation of the artist Xhevdet Ferri, 400 x 140 cm, Onufri, National Gallery of Tirana, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
3Image: Merita Selimi, Escape, 2001, Installation, Pencil on tracing paper, video, with the interpretation of the artist Xhevdet Ferri, 400 x 140 cm, National Gallery of Tirana, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
4Image: Merita Selimi, The exodus, 1998, Pencil on paper, 20 x 30 cm, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
5Image: Merita Selimi, To extend your hand, 2010, Pencil on paper and white silk inkas paper, 300 x 140 cm, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
6Image: Merita Selimi, Dyzimi, 2009, Pencils on paper, 20cmx30cm, Courtesy of the artist.
7Image: Merita Selimi, The death of the horse, 2009, coloured pencils on paper, 20cmx30cm, Courtesy of the artist.
8Image: Merita Selimi, Fading away, 2000, Pencil on paper and white silk inkas paper, 300 x 140 cm, Courtesy of the National Gallery of Arts Tirana, photo Albes Fusha.
9Image: Merita Selimi, My family, 1993, Pencil on paper, 100 x 70 cm, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.
10Image: Merita Selimi, My family, 2000, Pencil on paper and white fabric, 70 x 50 cm, photo Albes Fusha, Courtesy of the artist.

– lindur më 1967 në Shkodër, jeton e punon në Tiranë. Gjuha e saj vizuale rrotullohet drejt grafikës bardh e zi, duke punuar me mjete të thjeshta si letra dhe lapsi. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Tiranës në 1992, në degën Grafikë. Gjuha e saj vizuale rrotullohet drejt grafikës bardh e zi, duke punuar me një mjet të thjeshtë si lapsi. Më 2020 përfundon studimet doktorale pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike Tiranë, dega Etnologji-Folklor, specialiteti Etnologji. Nga 1994-2003 ishte koordinatore e programit artistik në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Që prej vitit 2004 është pedagoge, lektore në lëndën e Nudos në Universitetin e Arteve Tiranë.

Natyrshëm gjendem sot pjesë e një panorame artistike shumëformëshe, herë me jehona të qarta të së djeshmes dhe herë të tjera me përqasje tipike bashkëkohore, si një pasqyrë e realitetit artistik vendas dhe të huaj, në kërkim të mediumeve të ndryshme drejt një forme krijimtarie bashkëkohore. Periudha e realizmit socialist tek unë ka kaluar pa u ndjerë, për arsye të moshës, kontekstit social dhe edukimit tim më liberal. Pedagogët ishin të rinj dhe në fillesat e karrierës;  me ta mund të bisedohej edhe kundër sistemit komunist dhe Realizmit Socialist, një lëvizje njëkohësisht artistike aq dhe politike.

Forma dhe teknika është një mjet që vjen siç e përjeton artisti. Krijimtaria ime është e perceptuar bardh e zi; emocionalisht ky është përjetimi im1. Përjetimi im metaforikisht i përngjan një shtegu të rrezikshëm, herë të padukshëm, ku përherë shfaqen pengesa dhe mure që duhen kapërcyer. Në punën time ngjarjet e prishin rendin kohor dhe hapësinor, si një paralele kontraverse që printohet mbi jetën e përditshme duke dubluar ngjarjet dhe duke ndryshuar kuptimësinë e drejtpërdrejtë. Kjo mundëson intensitetin e veprës dhe pikëlidhjen e saj me impulsin e brendshëm e të padukshëm të ngjarjeve dhe një rruge gati të pavullnetshme, determinuese të kuptimit dhe shprehjes së vetvetes. Ajo që synoj nëpërmjet veprës sime nuk është përmbysja e një mendimi, situate apo norme; përkundrazi, është krijimi i një momenti për vetveten, një moment reflektimi, intimiteti i të cilit është krejt i imi dhe të cilin e shfrytëzoj për ta ridimensionuar në vepër. 

Por si vjen  vepra? 

Nuk kam pasur asnjëherë problem  me dimensionin e letrës, sado e vogël apo e madhe qoftë ajo23. Letra ashte toka ime. Realizimi tek unë është një akt që ndodh me një frymë, si një ëndërr. Më pëlqen të punoj natën e rrethuar nga heshtja dhe në të gdhirë gjithçka është hedhur, gjithë ankthi im është aty. Aty në sipërfaqen e letrës, në shumicën e rasteve vetëm me laps4 dhe në shumicën e rasteve për mos iu rikthyer më. Mirëpo momenti kur ulem të vizatoj më vjen ngadalë e me pak frikë. E mendoj gjatë dhe vetëm kur bindem ulem. Kërkoj gjatë për ta ndërtuar idenë, hezitoj shpeshherë, dyshoj, i kthej shpinën, largohem. Heq gjithçka që më lidh me punën; nuk dua ta shoh deri në një moment kur ndodh diçka që i bindem. Atëherë filloj të kërkoj prapë gjithë rraqet e mia dhe atëherë siperfaqja e letrës nuk asht ma bosh. 

Duke mos ikur larg, gjithmonë kam thirrur vetveten. Kam tentuar të jem gjithnjë e sinqertë me punën time. Vizatimet e mia nuk bërtasin shumë, qoftë teknikisht, qoftë emocionalisht. Nuk kanë klithma, janë të qeta5, pavarësisht se brenda vetes unë shpalos shpirtin e jetës së fshehur të qytetit, herë bukurinë e tij e herë ngjarjet e patreguara, varfërinë tronditëse të malësorëve kelmendas6 në vitet 90-të dhe magjinë e jetës baritore, që shpesh kalojnë nga siluetat gati në hije në detaje të konkretizuara e abstraguara sipas mënyrës së saj7.

Shpesh i kam marrë personazhet nga fotografitë, u jam referuar fotove të Marubit8, dhe me to kam ndërtuar veprën. Fotografia është një art magjik. Me shqetësimin deri në pambarim, me përkujdesjen për t’i dhënë vlerë “fushës”, pavarësisht nga dimensioni, alternativat materiale dhe arsenali i mjeteve, nuk ndaloj tek një personazh i vetëm, por e end tablonë duke kaluar në tone e gjysmë tone, sfonde të errëta e drita rrezatuese, në grupe figurash statike apo personazhe të zmadhuara si në ikona9.

Për sa i përket përditshmërisë, ritmi i zgjimit është rituali më i shpejtë, bën atë që të gjithë nënat të vrapojnë për mëngjesin dhe ikjen në punë. Pas pune jam e ngarkuar me familjen, por të bashkërenditura dhe me artin kur ndonjë aktivitet merr përparësi.

Nata është e imja, atë ia fal vetes si meditim, si krijim dhe paqe me atë çka jam. Ekuilibrin mundohem t’ia gjej vetes megjithë vështirësitë, sepse edukata jonë si gra është që të jemi në shërbim të tjërëve, pastaj vetes, dhe ky koncept sot është shumë i rëndësishëm që të thyhet nga artistet e reja. Nuk mund të them se jam e kënaqur, por mundohem të kem një ekuilibër që t’i shërbejë edhe krijimtarisë sime duke ia rrëmbyer kohës me shumë mund atë çfarë dua të bëj.

Gjithnjë jam pozicionuar me punën time dhe jam munduar të tregoj se nuk dallon puna ime nga gjinia tjetër. Madje kam dashur ta shpërfill këtë dallim shpeshherë. Për mua, UNI është gjini.

Gratë në vendin tim duhet të jenë më shumë vetvetja në atë çka bëjnë e mendojnë dhe ta thonë fort atë për të cilën aspirojnë. Mendoj se sigurisht ka dallim midis të qenit grua dhe artiste; është përgjegjësi e madhe t’i kesh këto role që të marrin shumë energji, sepse kemi të bëjmë me dy figura, gruan dhe artisten. Përvoja ime si grua në kontekstin e skenës së artit vendas është një eksperiencë pothuajse 30 vjeçare dhe kjo skenë ka qenë arena ime ku jam ndjerë e lirë të gjej veten si në galeri ashtu edhe në teatër. Kam kërkuar në vazhdimësi një emocion dhe energji tjetër, të cilën kam synuar ta transformoj dhe ta sjell të lidhur me artin tim, sepse periudha e ndryshimit nga socializmi në demokraci ka qenë e fortë dhe eksperimentimi një rrugë e vështirë.

Kam patur fatin që edhe bashkëshorti im të jetë artist; jemi rritur dhe edukuar bashkë me njëri tjetrin dhe me fëmijët, të cilët na kanë shoqëruar në çdo aktivitet10. Kjo frymë na ka bërë të jemi më të fortë ndaj çdo vështirësie.

Arti për mua nuk ka gjini dhe nuk mendoj se ka tema specifike që i trajtojnë vetëm gratë. Temat janë universale dhe personale për çdo artiste, ndërsa zëri është i ndryshëm.

Tekst i shkruar nga artistja në bashkëpunim me Adela Demetja-n (2022).

1Imazh: Merita Selimi (në ambientet e Piramidës, duke u përgatitur për ekspozitën personale në GKA Tiranë), 2000, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
2Imazh: Merita Selimi, Ikja, 2001, Instalacion, laps në letër kalk, video, me interpretimin e artistit Xhevdet Ferri, 400 x 140 cm, Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
3Imazh: Merita Selimi, Ikja, 2001, Instalacion, laps në letër kalk, video, me interpretimin e artistit Xhevdet Ferri, 400 x 140 cm, Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
4Imazh: Merita Selimi,  Eksodi, 1998, Laps në letër, 20 x 30 cm, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
5Imazh: Merita Selimi, Të zgjasësh dorën, 2010, Laps në letër dhe letër inkas mëndafsh i bardhë, 300 x 140 cm, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
6Imazh: Merita Selimi, Dyzimi, 2009, Laps me ngjyrë në letër, 20cmx30cm, Kortezi e artistes.
7Imazh: Merita Selimi, Vdekja e kalit, 2009, Laps me ngjyrë në letër, 20cmx30cm, Kortezi e artistes.
8Imazh: Merita Selimi, Fashitja, 2000, Laps dhe letër, inkas mëndafsh i bardhë, 300 x 140 cm,  Foto Albes Fusha, Kortezi e Galerisë Kombëtare të Arteve Tiranë.
9Imazh: Merita Selimi, Familja ime, 1993, Laps në letër, 100 x 70 cm, Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.
10Imazh: Merita Selimi, Familja ime, 2000, Laps në letër dhe napë e bardhë, 70 x 50 cm,  Foto Albes Fusha, Kortezi e artistes.