Majlinda Kelmendi

– born in 1966, Tirana, lives and works in Prishtina. She is a conceptual artist working with video installation, photography, performance and painting. Her practice explores themes of social, political, and historical transformation. She graduated from the Academy of Fine Arts in Tirana in 1990 and earned a Master’s degree from the Faculty of Fine Arts in Pristina in 2000. Since then, she has been a professor at the University of Pristina, Department of Conceptual Art and New Media.

For me, art is not merely a form of expression but a powerful tool for transformation. It has the potential to provoke thought, inspire change, and build bridges between cultures and perspectives. Through my work, I strive to contribute to this transformative power by creating pieces that resonate on both personal and collective levels.

The political shifts in Albania during the 1990s, when I was a fourth-year student at the Academy of Arts in Tirana, offered me an opportunity to reflect deeply on the division of historical time and its impact on consciousness and perception of reality. These changes inspired me to explore the emotions accompanying uncertain and challenging times. I continue to reflect on how these shifts have reshaped both collective and individual consciousness. Through my art, I aim to represent memory using symbols rooted in my childhood, evoking the feelings and perceptions of past experiences .

When I explore themes of memory, identity, and historical rupture, I focus on creating works that resonate emotionally while offering critical reflections on the socio-political landscape. My art often incorporates symbolic and autobiographical elements, inviting audiences to engage with both personal and collective histories In my project titled Is the Past a Dream? (2019) 123, I explored the symbolic connections between the past and the present. This series of works serves as a meditation on how past events shape our current reality and help us navigate the future. The pieces of the installation, through their compositions and chosen symbols, provoke a reawakening of dormant memories in the subconscious, inviting the audience to engage with the artwork on a deeper level by unlocking embedded stories and emotions. 

My artistic practice is a continuous and dynamic process. Each piece has its identity while connecting closely with others, forming a broader narrative. Over the years, my practice has undergone significant changes. Initially, I focused on traditional techniques and mediums, but later, I started experimenting with digital and multimedia formats. This evolution has allowed me to revisit and challenge my artistic practice, seeking new forms of expression and communication with my audience and reinforcing the idea that art is an ongoing conversation, both with myself and with the world. 

Art, for me, is a way to explore and understand the world while creating deep connections with others through shared experiences. It enriches both my life and the cultural and spiritual dimension of society. In exploring themes of memory, identity, and historical rupture, I seek to create works that resonate emotionally, while also offering critical reflections on the socio-political landscape.

In my video art project Memory is Never Over (2010)4, I used art as a means to critique the status quo and call for social change. In this work, I raised questions about art’s power to influence society and shift perceptions of reality. By exploring themes of memory, neglect, and obscurity, I sought to create opportunities for reflection on the nature and perception of reality and time. 

Living and creating in a region with a complex history, I feel a deep responsibility to reflect on and address these issues in my work. In the video art performance Dialogue of the Balkans (2011)5, I explored feelings of opposition, revolt, and detachment from the realities of political and social systems I have experienced. 

The installation Challenging Space (2023)6 is a reflection on my philosophical inquiry into memory, historical time, art, revolt, and the emotions triggered by social changes. Through this piece, I created a unique space for viewers to pause and reflect on the transient nature of existence. In a world of extremes and challenges, this moment emphasizes the invisible movements, focusing awareness on our surroundings and holding onto the illusion. Over time, the motif evolves, liberating itself from conventional meanings to transform into a symbol. 

In the project Being on Your Own and Being for Yourself (2023)78, my goal is to raise awareness through art and challenge conventional norms of physical and social space. The project encourages shifts in consciousness, helping viewers recognize and understand the potential for change across time and space. This project, which received First Prize in the 2024 “Global Art Competition – KOSOVA ART ‘8” 8th edition, continues to inspire me with its impact. 

As the founder and artistic director of Expoart.40 Gallery9,I have been dedicated to promoting contemporary art by collaborating with the artistic community and diverse curators. Through the International Multimedia Networking Project, I’ve had the privilege of working with international artists, curating projects that challenge conventional boundaries and encourage innovative artistic expression. 

As a woman in the local art scene, I have not experienced significant gender-based discrimination or challenges. I have had the privilege of working in an environment where my work and achievements have been valued for their artistic merit. As a mother and an artist, I have successfully balanced these two essential roles, finding that they complement and empower one another, providing a profound sense of fulfillment and purpose. 

Experiencing Albania’s transition from communism to democracy profoundly shaped my understanding of history and identity. These experiences motivated me to explore the connections between the past and the present in my work. My birthplace continues to influence my art, grounding it in the cultural and historical context of my formative years. Since moving to Kosovo, I have further expanded my artistic practice. This connection between the two countries enriches my art and inspires my engagement with both communities.

As an educator, I strive to incorporate my experiences and knowledge from both countries into my teaching methodology. My goal is to encourage my students to cultivate critical thinking and creativity in a contemporary context. I aim to create an environment where students feel free to express themselves and experiment with ideas and challenge conventional norms.

From my perspective, art does not need to be overtly political to have an impact but it can play a significant role in critiquing realities and addressing socio-political issues. 

Statement written by the artist in consultation with Klaudia Fagu (2025).

1Majlinda Kelmendi, Is the past a dream, 2023, Exhibition view, National Gallery of Kosovo.
2Majlinda Kelmendi, Is the past a dream, 2019, Mixed Media on Canvas, 210 x 210 cm.
3Majlinda Kelmendi, Is the past a dream, 2023, Exhibition View, National Gallery of Kosovo.
4Majlinda Kelmendi, Memory is never over, 2023, Exhibition View, National Gallery of Kosovo.
5Majlinda Kelmendi, Dialogue of the Balkans, 2011, Video Performance, Video Frame.
6Majlinda Kelmendi, Challenging space, 2023, Installation various materials.
7Majlinda Kelmendi, Being on your own and being for yourself, 2023, Mixed media on canvas, 32x32x8 cm.
8Majlinda Kelmendi, Being on your own and being for yourself, 2023, Installation, Different materials, 240x340 cm.
9Exhibition View from Gallery Expoart.40.

– e lindur më 1966, në Tiranë, jeton dhe punon në Prishtinë. Ajo është një artiste konceptuale që punon me video instalacion, fotografi, performancë dhe pikturë. Praktika e saj eksploron tematikat e  transformimit social, politik dhe historik. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1990 dhe më pas në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2000. Që atëherë, ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Artit Konceptual dhe Mediave të Reja.

Ndryshimet politike në Shqipëri gjatë viteve 1990, kur isha studente në vitin e katërt në Akademinë e Arteve në Tiranë, më dhanë mundësi për të reflektuar thellë mbi ndarjen e kohës historike dhe ndikimin e saj në ndërgjegjen dhe perceptimin e realitetit. Këto ndryshime më frymëzuan për të hulumtuar emocionet që shoqërojnë kohrat e paqarta dhe sfiduese. Unë vazhdoj të reflektoj mbi mënyrën se si këto transformime kanë riformuar ndërgjegjen kolektive dhe individuale. Nëpërmjet artit tim, synoj të përfaqësoj kujtesën duke përdorur simbole të rrënjosura në fëmijërinë time, për të ringjallur ndjenjat dhe perceptimet e përvojave të kaluara.

Arti, për mua, nuk është thjesht një formë shprehjeje, por një mjet i fuqishëm për transformim. Ka potencialin të provokojë mendimin, të frymëzojë ndryshimin dhe të krijojë ura mes kulturave dhe këndvështrimeve të ndryshme. Përmes punës sime, përpiqem të kontribuoj në këtë fuqi transformuese, duke krijuar vepra që rezonojnë në një nivel personal dhe kolektiv.

Kur shqyrtoj temat e kujtesës, identitetit dhe ndërprerjes historike, përqendrohem në krijimin e veprave që jehojnë emocionalisht, ndërsa ofrojnë reflektime kritike mbi peizazhin socio-politik. Arti im shpesh përfshin elemente simbolike dhe autobiografike, duke ftuar audiencën të angazhohet me histori personale dhe kolektive.

Në projektin tim me titull, A është e shkuara një ëndërr? (2019) 123, kërkoj lidhjet simbolike mes të kaluarës dhe të tashmes. Ai cikël punimesh shërben si një meditim mbi mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës formojnë realitetin tonë aktual dhe na ndihmojnë të lundrojmë të ardhmen. Pjesët e instalacionit, përmes kompozimeve të tyre dhe simbolet e zgjedhura, provokojnë një rizgjim të kujtimeve të fjetura në të pandërgjegjëshmen, duke e ftuar audiencën të angazhohet me veprën artistike në një nivel më të thellë, duke çliruar historitë dhe emocionet e ngulitura brenda saj. 

Praktika ime artistike është një proces i vazhdueshëm dhe dinamik. Çdo vepër ka identitetin e saj unik, gjithashtu lidhen ngushtë me njëra-tjetrën, duke formuar një rrëfim më të gjerë. Me kalimin e viteve, praktika ime ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Fillimisht, u fokusova në teknikat dhe mediumet tradicionale, por më vonë fillova të eksperimentoj me mediumet dixhitale dhe multimediale. Ky evolucion më ka mundësuar të rishikoj dhe sfidoj praktikën time artistike, duke eksploruar forma të reja të shprehjes dhe komunikimit me audiencën. Për mua, arti mbetet një bisedë e vazhdueshme, si me veten time ashtu edhe me botën.

Arti për mua është një mënyrë për të eksploruar dhe kuptuar botën, duke krijuar lidhje të thella me të tjerët përmes përvojave të përbashkëta, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe pasurimin e jetës kulturore dhe shpirtërore të shoqërisë. Në eksplorimin e temave të kujtesës, identitetit dhe ndërprerjes historike, synoj të krijoj vepra që jehojnë emocionalisht, duke ofruar gjithashtu reflektime kritike mbi peizazhin socio-politik.

Në projektin video Kujtesa nuk mbaron kurrë (2010)4, përdor artin si një mjet për të kritikuar status quo-në dhe për të bërë thirrje për ndryshime shoqërore. Kjo punë ngre pyetje rreth fuqisë së artit për të ndikuar në shoqëri dhe për të ndryshuar perceptimet e realitetit. Duke hulumtuar temat e kujtesës, papërfilljes dhe errësirës, synova të krijoj mundësi për reflektim mbi natyrën dhe perceptimin e realitetit dhe kohës.

Duke jetuar dhe krijuar në një rajon me një histori komplekse, ndjej një përgjegjësi të thellë për të reflektuar dhe trajtuar këto çështje në punën time. Në video-performancën  Dialogu i Ballkanit (2011)5, trajtoj ndjenjat e kundërshtimit, revoltës dhe shkëputjes nga realitetet e sistemeve politike dhe sociale, që kam përjetuar.

Instalacioni Hapësirë Sfiduese (2023)6 është një reflektim mbi kërkimin tim filozofik për kujtesën, kohën historike, artin, revoltën dhe emocionet e shkaktuara nga ndryshimet shoqërore. Nëpërmjet kësaj vepre, krijova një hapësirë unike për shikuesit, duke i ftuar të ndalojnë dhe të reflektojnë mbi natyrën kalimtare të ekzistencës. Në një botë ekstremesh dhe sfidash, ky moment thekson lëvizjet e padukshme, duke përqendruar ndërgjegjësimin në hapësirën përreth nesh dhe duke përforcuar iluzionin. Me kalimin e kohës, motivi zhvillohet, duke u çliruar nga kuptimet konvencionale për t’u shndërruar në një simbol.

Në projektin Të jesh vetëm dhe të jesh për veten tënde (2023)78, qëllimi im ishte të rris ndërgjegjësimin përmes artit dhe të sfidoj normat e zakonshme të hapësirës fizike dhe sociale. Projekti nxit përjetime të ndryshme të vetëdijes, duke ndihmuar shikuesit të njohë dhe të kuptojë potencialin për ndryshim, në kohë dhe hapësirë. Ky projekt, i cili mori çmimin e parë në edicionin e 8-të të “Global Art Competition – KOSOVA ART ‘8” 2024, vazhdon të më frymëzojë me ndikimin e tij.

Si themeluese dhe drejtoreshë artistike e Galerisë Expoart.409, i jam përkushtuar promovimit të artit bashkëkohor duke bashkëpunuar me komunitetin artistik dhe kuratorë e artistë ndërkombëtarë, duke kuruar projekte që sfidojnë kufijtë konvencionalë dhe nxisin shprehjen artistike novatore.

Si një grua në skenën e artit vendas, nuk kam përjetuar diskriminim apo sfida me bazë gjinore. Kam pasur privilegjin të punoj në një mjedis ku puna dhe arritjet e mia janë vlerësuar për meritat e tyre artistike. Si nënë dhe artiste, kam balancuar me sukses këto dy role thelbësore, duke zbuluar se ato e plotësojnë dhe fuqizojnë njëri-tjetrin, duke më ofruar një ndjenjë të thellë përmbushjeje dhe qëllimi.

Përjetimi i tranzicionit të Shqipërisë nga komunizmi në demokraci ka formësuar thellësisht kuptimin tim për historinë dhe identitetin. Këto përvoja më kanë motivuar të eksploroj lidhjet midis të shkuarës dhe të tashmes në punën time. Vendlindja ime vazhdon të ndikojë në artin tim, duke e mbështetur atë në kontekstin kulturor dhe historik të viteve të mia të formimit. Që nga shpërngulja në Kosovë, e kam zgjeruar më tej praktikën time artistike. Kjo lidhje mes dy vendeve e pasuron artin tim dhe frymëzon angazhimin tim me të dy komunitetet.

Si pedagoge, përpiqem të integroj përvojat dhe njohuritë e mia nga të dy vendet në metodologjinë time të mësimdhënies. Qëllimi im është të inkurajoj studentët që të kultivojnë mendimin kritik dhe kreativitetin në një kontekst bashkëkohor. Synoj të krijoj një mjedis ku ata të ndihen të lirë të shprehin veten, të eksperimentojnë me idetë dhe të sfidojnë normat konvencionale.

Nga këndvështrimi im, arti nuk ka nevojë të jetë haptazi politik për të pasur ndikim por ai mund të luajë një rol të rëndësishëm si  kritikë  ndaj realitetit dhe adresimin e çështjeve socio-politike.

Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Klaudia Fagu-n (2025).

1Majlinda Kelmendi, A është e shkuara një ëndërr?, 2023, Pamje nga ekspozita, Galeria Kombëtare e Kosovës.
2Majlinda Kelmendi,
A është e kaluara një ëndërr, 2019, Mixed Media në kanavacë, 210x210 cm.

3Majlinda Kelmendi, A është e shkuara një ëndërr? 2023, Video Ekspozitë, Galeria Kombëtare e Kosovës.
4Majlinda Kelmendi, Kujtesa nuk mbaron kurrë, 2023, Galeria Kombëtare e Kosovës.
5Majlinda Kelmendi, Dialogu i Ballkanit, 2011, Video performancë (pamje nga video).
6Majlinda Kelmendi, Hapësirë Sfiduese, 2023, Instalacion materiale të ndyshme.
7Majlinda Kelmendi, Të jesh vetëm dhe të jesh për veten tënde, 2023, Installatcon, 32x32x8 cm.
8Majlinda Kelmendi, Të jesh vetëm dhe të jesh për veten tënde, 2023, Installatcon, 240x340 cm.
9Pamje e ekspozitës nga Galeria Expoart.40.