– born in 1983, in Pogradec – lives and works in Tirana. Her practice spans diverse media, including photography, painting, installation, public interventions, and illustration. She graduated from the Academy of Fine Arts in Tirana, in 2006. She currently works as an art professor at Polis University, Department of Design.
I grew up in the small town of Pogradec, southeast of Albania.
Until I was 15, I lived in a very social neighborhood where doors stood open, people’s lives took place outside, private matters were public, and thresholds were links, not divisions.
Over the years, this underlayer of experience has apparently nourished my approach as an artist. I am always curious to investigate, wonder, and speculate about how peoples’ lives unfold beyond discrete circumstances. I have gradually developed a sense of interaction with the city in terms of comprehending its nonverbal language and reading people’s human stories without necessarily talking to them. At once, I believe in a sort of kinetic energy cities have. It is generated from its own inhabitants and can provide big transformations starting from small scale actions. Under this process, public space embodies the metamorphosis of its own society.
In this term, I am interested in examining spatial belongings and the interconnection between private and public domains.
How far can we push the claim of personal and common territories? How accurately can we define possessions of living spaces?
The above questions become particularly crucial in countries such as Albania, that still struggles transition and where certain notions are harder to establish.
During the last century “property” has been the most controversial issue that concerns my country. Different political systems have alienated the perception of “ownership”. This confusion has brought dramatic conflicts in Albanian society and has produced an aggressive urban aesthetic.
Transition comes as a state of limbo, where you stand in between memories and expectations; nothing is certain but the present moment. I think of my artistic practice the same way! I like to create a hybrid; in between knowledge and imagination, reality and utopia, logic and intuition.
Sometimes I use my artwork as an instrument to go back and forth in time. I turn memories and life experiences into a pathway for different considerations. I either allude to real stories or believe in made up ones. It is always about the “halfway”!
My practice ranges from studio work; drawing, painting, installation, collage etc., to site specific interventions or field research.
Since 2012, my studio work has been followed by outdoor interventions. This new form of expression came as a necessity to step in physical spaces and deal with a series of circumstances that often provide bigger challenges. In this case, context is a battleground between objectivity and subjectivism, between history and remembrance.
Sometimes outdoor installation turns into a participatory process, when local people randomly approach; they raise questions, converse, share information and help in the making. Other times, they are satisfied simply by watching from afar. In both cases, these bystanders are an essential sublayer of my project, because they have already shaped the environment I am dealing with. These series started with unsolicited projects such as Domino Effect (2012)1, Purchasing Silence (2012)2, Recent Scent (2012)3, The Hug (2016)4 etc. Other projects have been produced under different frameworks such as Hang Out (2017)5, Falling Blocks (2013)6, Private View (2019)7 etc. My practice is very manually oriented. I love to personally engage with the art piece and enjoy the process of getting it done. Studio based work is also very important in my daily research. I prefer to experiment with diverse materials, often creating overlapped pieces such as collages, video installations or mixed media objects. Since I was a child, I have developed a special interest in traditional handicraft practices, some of which I inherited from my grandmother such as embroidery, patchwork, and stitching. In different projects (Aftermoments (2017)8, Blowing in the wind (2022)9) I make use of these skills to bring together handicraft and public space in order to bring in tradition as a valuable aspect of identity.
Statement writte by the artist in consultation with Adela Demetja (2022).
1Image: Ledia Kostandini, Domino Effect, 2012, Installation, Pogradec, Courtesy of the artist. 2Image: Ledia Kostandini, Purchasing Silence, 2012, Intervention in different former industrial sites wood / fabric, Tirana, Librazhd, Courtesy of the artist. 3Image: Ledia Kostandini, Recent Scent, 2012, Intervention, Pogradec, Courtesy of the artist. 4Image: Ledia Kostandini, The Hug, 2016, Mural, Courtesy of the artist. 5Image: Ledia Kostandini, HungOut, 2017, Intervention, Tirana, Courtesy of the artist. 6Image: Ledia Kostandini, Falling Blocks, 2013, Intervention, Shkodra, Courtesy of the artist. 7Image: Ledia Kostandini, Private View, 2019, Intervention, Skopje, Courtesy of the artist. 8Image: Ledia Kostandini, Aftermoments, 2017, Textile, patchwork, various dimension, Courtesy of the artist. 9Image: Ledia Kostandini, Blowing in The Wind, 2022, Intervention, Split, Courtesy of the artist.
– lindur në vitin 1983, në Pogradec – jeton dhe punon në Tiranë. Praktika e saj përfshin media të ndryshme, duke përfshirë fotografinë, pikturën, instalacionin, ndërhyrjet publike dhe ilustrimin. Ajo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në vitin 2006. Aktualisht punon si profesoreshë arti në Universitetin Polis, Departamenti i Dizajnit.
Jam rritur në qytetin e vogël të Pogradecit, në juglindje të Shqipërisë.
Deri në moshën 15 vjeç, jetoja në një lagje shumë sociale ku dyert qëndronin të hapura, jeta e njerëzve zhvillohej jashtë, çështjet private ishin publike dhe pragjet lidhnin, në vend se të ndanin.
Përgjatë viteve, kjo nënshtresë e përvojës e ka ushqyer dukshëm qasjen time si artiste. Jam gjithnjë kurioze të hetoj, sodis dhe hamendësoj se si shpalosen jetët e njerëzve përtej rrethanave diskrete. Gradualisht kam zhvilluar ndijimin e ndërveprimit me qytetin për sa i përket kuptimit të gjuhës së tij joverbale dhe leximit të historive njerëzore pa folur domosdoshmërisht me ta. Njëherazi, besoj në një lloj energjie kinetike që kanë qytetet. Energji që krijohet nga vetë banorët e tij dhe nisur nga veprimet në shkallë të vogël që mundësojnë transformime të mëdha. Përgjatë këtij procesi, hapësira publike mishëron metamorfozën e shoqërisë së saj.
Në këto terma, jam e interesuar të shqyrtoj përkatësitë hapësinore dhe ndërlidhjen midis hapësirës private dhe asaj publike.
Deri në çfarë pike mund ta çojmë pretendimin për territore personale dhe të përbashkëta? Sa përpikmërisht mund t’i përcaktojmë zotërimet e hapësirave jetësore?
Pyetjet e mësipërme janë të një rëndësie të veçantë, sidomos në vende si Shqipëria, të cilat ende përballen me tranzicionin dhe ku e kanë më të vështirë t’u bëjnë vend disa botëkuptimeve.
Përgjatë shekullit të kaluar në vendin tim “prona” ka qenë çështja më e diskutueshme dhe shqetësuese. Sisteme të ndryshme politike e kanë tëhuajësuar perceptimin e “pronësisë”. Ky përshtjellim ka sjellë konflikte dramatike në shoqërinë shqiptare dhe ka prodhuar një estetikë urbane agresive.
Tranzicioni vjen si një gjendje limboje, e cila të vendos mes kujtimeve dhe pritshmërive; asgjë nuk është e sigurt përpos momentit të tashëm. Të njëjtën gjë e mendoj edhe për praktikën time artistike! Më pëlqen të krijoj gjëra hibride; mes dijes dhe imagjinatës, realitetit dhe utopisë, logjikës dhe intuitës.
Ndonjëherë veprën time artistike e përdor si një instrument për të shkuar para-prapa në kohë. Kujtimet dhe përvojat jetësore i shndërroj në shtigje qasjesh të ndryshme. Ose aludoj për histori reale ose besoj në histori të sajuara. Në fund të fundit, jam për të ndërmjetmen.
Praktika ime varion nga puna në studio; vizatimi, piktura, instalimi, kolazhi etj., në ndërhyrje specifike ose kërkime në terren.
Që nga viti 2012, puna ime në studio është përcjellë me ndërhyrje në terren. Kjo formë e re e të shprehurit erdhi si domosdoshmëri për t’u hedhur në hapësirat fizike dhe për t’u përballur me një sërë rrethanash që shpesh hapin sfida edhe më të mëdha. Në këtë rast, konteksti shfaqet si një fushëbetejë midis objektivitetit dhe subjektivizmit, midis historisë dhe të kujtuarit.
Ndonjëherë instalacionet në terren kthehen në një proces angazhues, ku banorët vendas rastësisht fillojnë e afrohen; ngrenë pyetje, bisedojnë, ndajnë informacione dhe ndihmojnë në krijimin e tyre. Në raste të tjera, thjeshtë dëfrehen duke i parë nga larg. Në të dyja rastet, këta kalimtarë janë një nënshtresë thelbësore e projektit tim, sepse tashmë kontribuojnë në formësimin e terrenit me të cilin kam të bëj. Kjo seri filloi me projekte të pakomisionuara si Efekti Domino (2012)1, Blerja e Heshtjes (2012)2, Aromë Rishtare 2012)3, Përqafimi (2016)4, etj. Projekte të tjera janë prodhuar me qasje të ndryshme si Vërdallosje (2017)5, Blloqe që Bien (2013)6, Pamje Private (2019)7, etj. Praktika ime karakterizohet nga një qajse shumë artizanale. Prirem të angazhohem personalisht me veprën e artit dhe ta shijoj procesin e realizimit të saj. Puna e zhvilluar në studio është gjithashtu shumë e rëndësishme në hulumtimet e mia të përditshme. Preferoj të eksperimentoj me materiale të ndryshme, duke krijuar shpesh pjesë të mbivendosura si kolazhe, video-instalacione ose objekte mediale të përziera. Që në fëmijëri kam zhvilluar një interes të veçantë për punimet artizanale tradicionale, disa prej të cilave i kam trashëguar nga gjyshja si: qëndisja, punë-doret dhe qepjet. Në projekte të ndryshme (Aftermoments (2017)8, Blowing in the wind (2022)9) i kam futur në përdorim këto aftësi duke bërë bashkë artizanalen dhe hapësirën publike për të nxjerrë në pah traditën si një aspekt të vyer të identitetit.
Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Adela Demetja-n (2022).
1Imazh: Ledia Kostandini, Efekti Domino, 2012, Instalacion, Pogradec, Kortezi e artistes. 2Imazh: Ledia Kostandini, Blerja e Heshtjes, 2012, Ndërhyrje në site ish-industriale dru/beze, Tirana, Librazhd, Kortezi e artistes. 3Imazh: Ledia Kostandini, Aromë Rishtare, 2012, Ndërhyrje, Pogradec, Kortezi e artistes. 4Imazh: Ledia Kostandini, Përqafimi, 2016, Mural, Kortezi e artistes. 5Imazh: Ledia Kostandini, Vërdallosje, 2017, Ndërhyrje, Tiranë, Kortezi e artistes. 6Imazh: Ledia Kostandini, Blloqe që Bien, 2013, Ndërhyrje, Shkodër, Kortezi e artistes. 7Imazh: Ledia Kostandini, Pamje Private, 2019, Ndërhyrje, Skopje, Kortezi e artistes. 8Imazh: Ledia Kostandini, Aftermoments, 2017, Tekstil, dimensione të ndryshme, Kortezi e artistes. 9Imazh: Ledia Kostandini, Blowing in The Wind, 2022, Ndërhyrje, Split, Kortezi e artistes.