HAVEIT

– Alketë Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj – is an art collective established in Pristina, Kosovo in 2011. Using performance, protest, and video installation as the backbone to their charged work, their artistic expression often poses frightening risks in what is still seen as a predominantly conservative society. Their practice spans in public performances, interventions in public spaces, video performances, and exhibitions.

Haveit was formed by two sets of sisters Hana and Vesa Qena, Alketë and Lola Sylaj. Our first performance was held during a protest organized by the Kosovo Women’s Network, the work was a reaction against the murder of Diana Kastrati by her husband. Our formation came out of  an urgency for social action. At first, we did not have clarity regarding the importance of our collective or the significance of the subsequent public reaction. To be frank, we did not even know that we would continue to perform as a collective in public spaces. With the passing of time, our performances took a more realistic identity and form, we began to receive invitations to different exhibitions, and we understood that, in fact, the social impact that Haveit has was greater than we had first anticipated. The need for social change was always an issue and it was a feeling which pushed us to protest by other means, to protest by using contemporary art. 

All four of us were students of the Faculty of Arts at the University of Prishtina. Hana studied Theater Directing, Vesa studied Drama, Alketë studied Acting and Lola studied Film Directing. We started meeting more often when Hana was working on the play “A Midsummer Night’s Dream,” Alketë and Vesa were a part of the cast. After rehearsal, we usually met for coffee, where we discussed issues related to the faculty, film, music, and art in general. It was here where we understood that we have a lot in common with one another, since each one of us, in one way or another, had been insulted by professors within the faculty.

We were treated as incapable within our own profession because of our gender. “Women are very soft and fragile, you need to be a burrneshë (strong as a man) to make a film,” was one of the phrases that stuck in our minds. This was exactly what pushed us to create art in our own way. The anger we felt towards the Faculty of Arts inspired us all to go in the street and perform in front of an audience regardless of whether they chose to be our audience or not. 

Haveit already is now our identity. Everything began with our own experiences, of being a woman in a society which does not value you, which brought all four of us together, and through our collective, we have created our own artistic identity. As a feminist collective, we deal with issues that are familiar and experienced by us. For us, artistic research consists of daily news, court hearings, parliamentary sessions which focus on women’s lives, minorities, members of the LGBT+ community, or persons raped during the war. These events in society, their media coverage, the state and police interventions are an essential part of our artistic research. 

We talk about and research different social issues because we think that artists must be aware and vigilant regarding current events happening in social and artistic life. Throughout the years, Haveit has created works of art which, in essence, deal with gender equality and feminism, but this does not mean that artists must always convey messagges that raise social awareness through their art. As artists, we are honest with ourselves and others, and we believe that all artists should be this way. 

For ten years we have worked very well with one another, we share the same sensitivity towards different issues, the shared heartbeat that pounds for something that must find a voice is our greatest commonality. Until recently, we lived in a bubble, wrapped up in films and music, which naturally have also influenced and inspired us. The following artists have had a significant influence on our work: PJ Harvey, Virginia Woolf, Marina Abramović, Carolee Schneemann, Miranda July and David Lynch. On the other hand, life in Kosovo in itself is an inexhaustible inspiration to protest and react against.

Unfortunately, due to the nature of the issues we address, our performances are ever-evolving. This s demonstrated by our first work titled Kurorëzimi (The Marriage Contract) which dealt with the murder of Diana Kastrati, the same scenario repeated several years later, when Zejnepe Bytyqi was murdered by her husband. Our artistic intervention, Three Billboards1 best describes our work process and the failure of police to protect women. When we first formed, our performances were more dramatic, they possessed more theatricality. 

Throughout the years, we realized that the dramatic tone is not that significant to our performance, so we began to perform as we felt within the  moment, avoiding acting or coordinating with one another. Each one of us follows her own rhythm and, ultimately, we create a common sound23456. For us, art has a great importance, it is how we convey the reality we live in. We have chosen to perform within the public sphere because the public gaze is less affected and their response more honest, it is within these spaces that they cannot avoid the confrontation with our presence.

1Image: HAVEIT, Three billboards, 2018. Photography: Atdhe Mulla.
2Image: HAVEIT, Hanging on a curtain, Tirana, Albania, 2014.
Photography: Dardan Zhegrova.
3Image: HAVEIT, Tager, Pristina, Kosovo, 2015.
Photography: Dardan Zhegrova. 

4Image: HAVEIT, Pilule du lundemain, 2017. Photography: Majlinda Hoxha.

5Image: HAVEIT, Fara e konceptit, 2017. Photography: Atdhe Mulla. 
6Image: HAVEIT, Kafsha e keqe, Tirana, Albania, 2018. Photography: Gerta Xhaferaj. 

– Alketë Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj – është një kolektiv artistik i themeluar në vitin 2011, në Prishtinë, Kosovë. Duke përdorur performancën, protestën dhe video instalacionet, si boshti i punës së tyre energjike, shprehja e tyre artistike shpesh ngërthen rreziqe të frikshme, në një shoqëri që ende konsiderohet si kryesisht shoqëri konservative. Puna e tyre shtrihet në performanca publike, intervenime në hapësira publike, video performanca dhe ekspozita. 

Haveit e formuam dy çifte motrash, Hana dhe Vesa Qena, Alketë dhe Lola Sylaj. Performanca jonë e parë ishte si reagim ndaj vrasjes së Diana Kastratit nga burri i saj gjatë protestës së organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Krijimi jonë lindi si urgjencë për reagim shoqëror. Në fillim nuk e kishim të qartë rëndësinë e kolektivit tonë apo të reagimit publik. Thënë të drejtën, as nuk e kemi ditë që do të vazhdojmë të performojmë si kolektiv në hapësira publike. Me kalimin e kohës performancat tona morën identitet dhe formë më reale, filluam të ftoheshim në ekspozita të ndryshme dhe e kuptuam që në fakt impakti shoqëror që Haveit ka është më i madh se ajo që e kemi mendu ne. Nevoja për ndryshime shoqërore ishte gjithmonë temë dhe ndjenjë e cila na ka shty të protestojmë tjetërqysh, të protestojmë duke përdorë artin bashkëkohor. 

Të katërtat kemi qenë studente në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Hana ka studiuar Regji Teatri, Vesa Dramaturgji, Alketa Aktrim dhe Lola Regji Filmi. Ne filluam të takohemi më shpesh kur Hana punonte shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” ku Alketa dhe Vesa aktronin. Pas provave zakonisht takoheshim për kafe ku diskutonim për fakultet, film, muzikë për artin në përgjithësi. Aty e kuptuam që ne kemi shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën, pasi secila prej neve në një formë apo tjetër kishte qenë e ofenduar nga profesorët e fakultetit.

Trajtoheshim si të paafta në profesionin tonë për shkak të gjinisë sonë. “Gratë janë shumë të buta, duhet të jeni burrnesha për të krjijuar film”, ishte njëra nga frazat që na ka ngel në mend. Pikërisht kjo mendësi na shtyu që të merremi me art në mënyrën tonë. Mllefi ndaj Fakultetit të Arteve na inspiroi të dilnim në rrugë dhe të performonim para një publiku i cili nuk zgjedh me të pa, por ne e zgjedhim që ata të na shohin.

Haveit tashmë është identiteti ynë. Gjithçka ka filluar nga përjetimet tona, të qenurit grua në një shoqëri që nuk të vlerëson na bëri bashkë të katërtave dhe përmes kolektivit tonë e kemi krijuar edhe identitetin tonë artistik. Si kolektiv feminist ne trajtojmë temat të cilat janë të njohura dhe të përjetuara nga ne. Hulumtim artistik për neve bëhen lajmet ditore, seancat gjyqësore, parlamentare të cilat e kanë në fokus jetën e grave, minoriteteve, pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ apo personat e dhunuar gjatë luftës. Këto ngjarje shoqërore, mbulimi mediatik i tyre, intervenimi i shtetit dhe policisë janë pjesë esenciale e hulumtimit tonë artistik. 

Ne flasim dhe hulumtojmë çështje të ndryshme shoqërore sepse mendojmë që artistët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilent për ndodhitë e fundit në jetën sociale e artistike. Haveit përgjatë viteve ka krijuar punë të cilat në thelb e trajtojnë barazinë gjinore dhe feminizmin, por kjo s’do të thotë që artisti gjithmonë duhet të përcjellë mesazh sensibilizues. Ne si artiste jemi të sinqerta me veten dhe me të tjerët dhe besojmë që kështu do të duhej të ishin të gjithë artistët. 

Ne për dhjetë vite kemi funksionu shumë mirë me njëra-tjetrën, ndajmë të njejtat ndjesi për çështje të ndryshme, ritmi i njejtë i zemrës që kërset për diçka që duhet të thuhet është e përbashkëta jonë më e madhe. Deri vonë kemi jetu në një fluskë, ku kemi qenë të mbyllura në filma e muzikë nga të cilat normalisht edhe jemi inspiru. Ndikim të madh në praktikën tonë artistike ka: PJ Harvey, Virginia Woolf, Marina Abramović, Carolee Schneemann, Miranda July, David Lynch. Në anën tjetër edhe jeta në Kosovë është një inspirim i pashterrshëm për të protestuar e reaguar.

Për arsye të temave që ne trajtojmë, praktika jonë është proces i vazhdueshëm. Këtë fatkeqësisht e shpjegon puna jonë e parë “Kurorëzimi” e cila trajton vrasjen e Diana Kastratit dhe rasti i njëjtë pas disa vitesh përseritet kur vritet Zejnepe Bytyqi nga burri i saj. Intervenimi ynë artistik me tri bilbordet e përshkruan më së miri procesin e punës sonë dhe dështimin e policisë për mbrojtjen e grave1. Në fillimet tona perfomancat kanë qenë më shumë dramatike, kanë pasë më shumë teatralitet. 

Përgjatë viteve e kemi kuptuar që toni dramatik nuk është aq i rëndësishëm në performancën tonë, kemi filluar të performojmë ashtu siç ndihemi në atë moment, duke shmangur aktrimin apo koordinimin me njëra-tjetrën. Secila nga ne përcjell ritmin e vet dhe në fund e krijojmë një tingull të përbashkët23456. Arti për neve ka rëndësi shumë të madhe, në realitetin tonë që e jetojmë e shfaqim përmes artit. Kemi zgjedhë hapësirën publike për shkak që aty publiku është më i sinqertë dhe e ka të pashmangshëm takimin me prezencën tonë.

1Imazhi: HAVEIT, Three billboards, 2018, Prishtinë, Kosovë, Foto: Atdhe Mulla.
2Imazhi: HAVEIT, Hanging on a curtain, 2014, Tiranë, Shqipëri. Foto: Dardan Zhegrova.
3Imazhi: HAVEIT, Tager, 2015, Prishtinë, Kosovë. Foto: Dardan Zhegrova.
4Imazhi: HAVEIT, Pilule du lundemain, 2017. Foto: Majlinda Hoxha.
5Imazhi: HAVEIT, Fara e konceptit, 2017. Foto: Atdhe Mulla.
6Imazhi: HAVEIT, Kafsha e keqe, 2018, Tiranë, Shqipëri. Foto: Gerta Xhaferaj.