– born in 1982 in Tirana – lives and works in Tirana. She works mainly with the medium of painting and installation. She graduated from the Faculty of Visual Arts at the Academy of Arts in Tirana, Painting department, in 2005. Since then she has been working as a freelance graphic designer. In 2016, she finished a master in “Analysis of Social Policies” at the Faculty of Social Sciences in Tirana.
Having been brought up by my artist father, it came quite naturally to me, that art became my preferential way of expressing my personality and views regarding the time and space I am living in. Art is a universal language, owing to which, I can disclose to anyone my personal history and experiences1. My works are basically questions thought out loud. These are questions which we usually repress, since the answers to them may not always be socially agreeable. Above all, my art aims at inciting thought2.
The medium dominating my creative activity is painting and the main reason for this, in addition to being an early love, is also the specific capacity of a painting ‘re-frame’ time. My parallel profession is graphic design, which means that by way of a ‘click’ I can change the colour of an image, delete it, displace it, all this happening within an instant, which very often feels like ‘mechanising’ my living activity. The culture of the ‘fast’ makes me feel as if time is moving beyond my organic tempo, something that a painting is able to restore within a human dimension. The act of painting seems like a necessary pause in the frame of the fast pace nature of contemporary life3.
A repeated subject within my work is that of the social image (encompassing at the same time the physical and spiritual image), representing a necessary edifice for our survival in society. Being amply protected and curated, the social image very often becomes more like a barrier rather than a bridging element for establishing social relations. Despite being encircled by such high walls, it is a map, owing to which, while taking a bit of more time than the ‘fast culture’ suggests, the inner world and the personal stories of the individual can be better understood. The most preferred slogan in advertising campaigns seems to be: ‘Be different, be yourself!’. A small blouse label seeks, in one of my works4, to become part of the debate: Is it possible to preserve originality, while we are daily, and from all directions, being pressured by images propagating identical living styles? In a globalised world, where the fashion industry with each coming day coming provides the market with the same identical products.
Despite the need to put the daily experience into imagery, painting is not my main profession. This is owing to the fact that it is difficult to sustain oneself through artistic practice in Albania. The state cultural institutions do not provide financial support for artists, despite the medium they work with. Independent initiatives keep shutting down or losing their relevance, thus making room mainly for orientation-based initiatives with clear political sponsorship, while the art market is closely linked to the idea of collecting art-works for decoration purposes.
Politics is reflected in my works, because to paint is, in my opinion, to carry out a political act. The communication techniques do, in today’s reality, impact our perception, thus almost creating the hyper-reality described by Jean Baoudrillard, – the perfectness of the virtual and surreal world, thus diverting us from the reality. Other than information, art operates at a different level; it is more embracing and emotional. Making use of the images of my painting, I intend to create for myself and share with others the ‘instruments’ to protect and read reality. The work EU (2008)5 is a reflection on the European Union, with its impact on the life of people living on the European continent. Since its very political and economic emergence, the devising of the common currency, initiation of the free movement of people and goods with its boundaries, clear division has been created between those who live within and outside the European Union. This has not just changed the perspective with which we gaze at countries within the European Union and outside it, but it has also generated a new dimension of enjoying human rights. The work aims at reflecting over these issues by way of an acrylic white painted mirror, with the letters EU painted on. People can, in this unpainted part, see themselves, thus ‘confirming’ a joint belief that they ‘truly exist’ only within this zone.
Despite my intention to provide my work with a more general guise, without gender-related differences, they still reflect the histories and experiences of a woman, thus being self-activated in feminist discussions at a global level6. As long as the following remains true, ‘masculinity is the water body we have all lived in, although we might have been brought up or educated in more advanced premises’, as my friend Erion Gjatolli7, wrote, any of my – specifically artistic – acts, seek to wash away this water which has penetrated deeply in the way how I and the society interact with each-other.
Statement written by the artist in consultation with Adela Demetja (2022).
1Image: Era Tula, Puzzle (memories), 2002, Oil on wood, 165x150 cm, Courtesy of the artist. 2Image: Era Tula, Puzzle (Tirana), 2005, Oil on canvas, 300x100 cm, Courtesy of the artist. 3Image: Era Tula, Ctrl+Z, 2007, Oil on canvas, 270 x 90 cm, Courtesy of the artist. 4Image: Era Tula, Imago Mundi, 2015, Acrylic on canvas, 10x15 cm, Courtesy of EJAlbum/Fondazione Imago Mundi. 5Image: Era Tula, EU, 2008, acrylic on mirror, 70 x 80 cm, Courtesy of Nikolin Bujari. 6Image: Era Tula, Happy Life!, 2008, Oil on transparent PVC fibres, installed on wedding invitations, 19x25.5 cm, (each invitation), Courtesy of the artist 7See: peizazhe.com/2017/11/17/te-mbash-nje-qendrim/.
– lindur më 1982 në Tiranë – jeton dhe punon në Tiranë. Ajo punon kryesisht me medium e pikturës dhe instalacionit. Ajo u diplomua në Fakultetin e Arteve Pamore në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Pikturë Kavaleti, në 2005. Që prej asaj kohe punon si freelance graphic designer. Më 2016 mbaron Masterin “Analiza e Politikave Sociale”, pranë fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë.
E rritur nga një baba artist, erdhi krejt natyrshëm që arti të bëhej mënyra ime e preferuar për të shprehur personalitetin dhe pikëpamjet e mia për hapësirën e kohën në të cilën jetoj. Arti është një gjuhë universale falë së cilës mund t’i tregoj kujtdo historinë dhe përjetimet personale1 . Punët e mia janë kryesisht pyetje me zë të lartë. Pyetje që shpesh i anashkalojmë pasi përgjigjet mund të mos jenë shoqërisht të pëlqyeshme. Mbi të gjitha, arti im synon të nxisë mendimin2.
Mediumi që dominon krijimtarinë time është piktura dhe arsyeja kryesore, përveç një dashurie të vjetër, qëndron tek veçoria që ka ajo për të ma “ridimensionuar” kohën. Profesioni im paralel është dizajnere grafike, gjë që do të thotë se falë “një click-u” mund të ndryshoj ngjyrën e një imazhi, ta fshij atë, ta zhvendos dhe e gjitha kjo në një kohë shumë të shpejtë që shpesh herë duket sikur “mekanizon” veprimtarinë time jetësore. Kultura e “së shpejtës”, më bën të ndjehem sikur koha lëviz përtej ritmit tim organik, diçka që piktura, nga ana tjetër, ma rivendos në një dimension njerëzor. Akti i të pikturuarit më duket si një pauzë e nevojshme nga ritmi i shpejtë që karakterizon jetën bashkëkohore3.
Një subjekt që përsëritet vazhdimisht në punët e miat është ai i imazhit social (duke përfshirë në të njëjtën kohë imazhin fizik dhe atë shpirtëror), një konstrukt i nevojshëm për mbijetesën tonë në shoqëri. Mjaft i kuruar dhe i mbrojtur, shpesh, bëhet më shumë një barrierë se sa një urë lidhëse për krijimin e marrëdhënieve shoqërore. Megjithëse me kaq mure të larta, është një hartë, falë së cilës, duke marrë pak më shumë kohë se sa “kultura e shpejtë” këshillon, mund të kuptohet më shumë për botën e brendshme e historitë personale të individit. Në një botë të globalizuar, ku përditë e më shumë industria (në këtë rast ajo e modës) furnizon tregun me produkte plotësisht të njëjta, sllogani më i preferuar i fushatave publicitare duket se është: “Ji ndryshe, ji vetvetja!”. Në njërën prej punëve të mia4, një etiketë e vogël bluzeje kërkon të bëhet pjesë e debatit: A është e mundur të ruajmë origjinalitetin, ndërkohë që bombardohemi çdo ditë e nga çdo anë me imazhe që propagandojnë stile jetese të njëjta?
Pavarësisht nevojës për ta hedhur në imazh përvojën e përditshme, piktura nuk është profesioni im kryesor. Kjo, sepse në Shqipëri është e vështirë të jetohet vetëm falë artit. Institucionet kulturore shtetërore nuk ofrojnë mbështetje financiare për artistët, pavarësisht mediumit. Hapësirat e pavarura vazhdojnë të mbyllen ose të humbasin rëndësi, duke ia lënë vendin nismave me orientim dhe mbështetje të qartë politike, ndërsa tregu i artit është ende i lidhur ngushtë me idenë e koleksionimit të veprave që kanë rol dekorativ për ambientet shtëpiake.
Politika reflektohet në punën time sepse të pikturosh, për mendimin tim, është akt politik. Në realitetin e sotëm, teknikat e komunikimit ndikojnë përceptimin tonë, gati duke krijuar atë hiper-realitetin që përshkruan Jean Baoudrillard, – përsosmërinë e botës virtuale dhe irreale, duke na larguar nga realiteti. Ndryshe nga informacioni, arti vepron në një tjetër nivel, është më emocional, më përfshirës. Duke përdorur imazhet e pikturës sime, synoj të krijoj për vete dhe të ndaj me të tjerët “instrumentet” për t’u mbrojtur dhe për të lexuar realitetin. Vepra EU (2008)5 është një reflektim mbi Bashkimin Evropian dhe efektet e tij në jetën e njerëzve që jetojnë në kontinentin evropian. Që nga lindja e tij politike dhe ekonomike, krijimi i monedhës së përbashkët dhe fillimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave brenda kufijve të tij, është krijuar një ndarje e qartë midis atyre brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Kjo jo vetëm që ka ndryshuar këndvështrimin nga i cili shikojmë vendet brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, por ka gjeneruar edhe një dimension të ri të qenies dhe të pasurit të të drejtave. Puna synon të reflektojë mbi këto çështje përmes një pasqyre të lyer me ngjyrë të bardhë akrilike duke lënë të pa lyer germat BE. Në këtë pjesë të pa lyer, njerëzit mund të shohin veten, duke “pohuar” një besim të përbashkët se vetëm brenda kësaj zone “ekzistojnë realisht”.
Ndonëse synimi im është t’u jap punëve të mia trajtë sa më të përgjithshme e pa dallime gjinore, ato sërish pasqyrojnë historitë dhe përjetimet e një gruaje, duke u vetë-aktivizuar kështu në diskurset feministe në nivel global6. Nëse “maskilizmi është uji ku kemi jetuar të gjithë, edhe pse mund të jemi rritur apo edukuar në ambiente më të përparuara”, siç shkruante miku im Erion Gjatolli7 rrjedhimisht, çdo akt i imi, sidomos artistik, kërkon të shpëlajë pak nga pak këtë ujë që ka depërtuar thellë në mënyrën se si unë dhe shoqëria bashkëveprojmë me njëra-tjetrën.
Tekst i shkruar nga artistja në konsultim me Adela Demetja-n (2022).
1Imazh: Era Tula, Puzzle (kujtime), 2002, Vaj në dru, 165x150 cm, Kortezi e artistes. 2Imazh: Era Tula, Puzzle (Tirana), 2005, Vaj në kanavacë, 300x100 cm, Kortezi e artistes. 3Imazh: Era Tula, Ctrl+Z, 2007, Vaj në kanavacë, 270 x 90 cm, Kortezi e artistes. 4Imazh: Era Tula, Imago Mundi, 2015, Akrilik në kanavacë, 10x15 cm, Kortezi e EJAlbum/Fondazione Imago Mundi. 5Imazh: Era Tula, EU, 2008, Akrilik në pasqyrë, 70 x 80 cm, Kortezi e Nikolin Bujarit. 6Imazh: Era Tula, Jetë të lumtur!, 2008, Vaj mbi fije transparente PVC e instaluar në ftesa martese, 19x25.5 cm, (secila ftesë), Kortezi e artistes 7Link: peizazhe.com/2017/11/17/te-mbash-nje-qendrim/.